Gjuhëtari italian, Nicola De Blasi thotë se në një roman francez të Paul Bourget, shkruar në vitin 1893, një personazh thoshte në italisht shprehjen ”Ciaò, simpatik!”, ndërkohë që në fillimet e viteve 900 ishte kompozuar edhe një vals me titullin ”Ciao”. Kjo përshëndetje u bë shumë shpejt e përdorshme në filmat e neorealizmit dhe në komeditë italiane, në kohën kur arti i shtatë italian po njihte një sukses botëror.
Dhe të mendosh se kjo fjalë nuk ka asgjë të përbashkët me intimitetin, nëse është e vërtetë, dhe është e vërtetë që ”ciao” rrjesh nga latinishtja ”sclavum”, pastaj në variantin ”slavum”.
Duke filluar nga vitet 400, në Itali futet zakoni i përshëndetjes së dikujt duke deklaruar skllavin e tij: që nga kjo kohë fjala ”ciao”, që rrjedh nga dialekti venecian ”s’ciavo”, skllav, u kthye në përshëndetje.
Por, ka një ditëlindje të kësaj fjale.
Ekzaktësisht, dy shekuj më parë, kjo fjalë u shkrua për herë të parë.
1818-a është viti kur tragjediografi, Francesco Benedetti, shkruan Corriere della Sera, përmend në një letër mirësjelljen e milanezëve dhe shkruan se ”këta milanezët e mirë kanë filluar të më thonë Ciau Benedettin!”.
Nga ana tjetër, një vit më vonë, shkrimtarja angleze Sidney Morgan aludon për sjelljen e disa spektatorëve, të cilët, në një ambient të ”La Scala”-s shkëmbenin një ”ciavo të përzemërt”, përcjell Atsh.
Një tjetër konfirmim për 200-vjetorin e lindjes së kësaj fjale vjen nga një letër e konteshës veroneze, Giovanna Maffei, e cila në vitin 1818 shkruan se ”im bir kërkon që t’i them ciao tim shoqi”.
Komente










