Itali - Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi akuzohet për tentativë vrasjeje të bashkëshortes së tij.

Shqiptari plagosi me hanxhar në qafë gruan në zonën e Materës, Toskana, pasi nuk pranonte të ndahej nga ajo, citojnë mediat italiane.

Sipas hetimeve paraprake, për shkak të dhunës së përsëritur fizike dhe psikologjike, nëna e tre fëmijëve, po shqiptare, i kishte marrë ata duke ikur nga shtëpia dhe u strehua në zonën e Novo Siri.

Por 43-vjeçari e ka përndjekur dhe dy ditë më parë i zuri rrugën duke e sulmuar me hanxhar.

Gjatë kontrollit në makinë policia sekuestroi mjetin prerës, ndërsa në dhomën e hotelit ku po qëndronte përkohësisht autori, u gjet edhe një sasi kokaine, që gjithashtu u mor si provë materiale.

_____________

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë