Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Greqi, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku është dënuar për trafik droge.
Sipas autoriteteve greke, 44-vjeçari u vu në pranga një ditë më parë, në zbatim të një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Prokuroria Publike e Peruxhias. Ai ishte në kërkim që prej marsit të vitit 2024.
Shqiptari rezulton i dënuar për përfshirje në një organizatë kriminale që vepronte kryesisht në rajonin e Abruzzos, në zonën e Pescarës, e përbërë nga 34 italianë dhe shqiptarë, që merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike.
Sipas hetimeve, aktiviteti i tij kriminal ishte dokumentuar që në vitin 2007, në zonat Montesilvano dhe Popoli. 44-vjeçari do vuajë dënimin e mbetur prej 3 vitesh e 11 muajsh burg.
Komente








