Princesha e kurorës britanike, Catherine Middleton, ka zhvilluar vizitën e parë të saj jashtë vendit pas betejës me kancerin duke zgjedhur si ndalesë Reggio Emilian në Itali.
Qindra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit për të përshëndetur Kate. Disa valëvitnin flamuj britanikë, ndërsa të tjerë mbanin një pankartë ku shkruhej: “Ciao Kate”. Gjatë kësaj pritjeje të ngrohtë, Kate pati edhe një moment të ëmbël me një vajzë të vogël.
“Mirëmëngjes”, i tha Catherine në italisht para se të vijonte ta pyeste vogëlushen: “Si quhesh?” “Emri im është Camilla, po i yti?”, iu përgjigj fëmija.
“Unë jam Catherine,” tha princesha, duke shkaktuar një moment habie te Camilla, e cila priste të dëgjonte emrin Kate.
Kate pritet të vizitojë dy kopshte publike, ku klasat janë të organizuara rreth hapësirave të përbashkëta, me kuzhina të brendshme dhe atelie arti që inkurajojnë fëmijët të eksperimentojnë me materiale, ngjyra dhe tinguj.
Kate do të nderohet me Primo Tricolore, çmimi më i lartë qytetar i Reggio Emilias. Ai është një kopje e flamurit kombëtar italian me ngjyrat jeshile, të bardhë dhe të kuqe, i cili u miratua për herë të parë në qytet në vitin 1797.
Komente

