‘Ciceron’/ Aktivitet e kulturës që mund të ndiqni sot

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitete më të këndshme që mund të ndiqni gjatë ditës së hënë në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.            Në kuadër të Ditës së Gruas, inaugurohet sot  në orën 10.00 në sheshin “Nënë Tereza” instalacioni “Këpucët e kuqe”. I ideuar nga Harabel dhe “FemFest” për sensibilizim kundër dhunës së grave, instalacioni me 600 palë këpucë, do të qëndrojë në shesh për 6 muaj.

2.            Duke nisur nga sot në orën 19.00 me shfaqjen “Gratë”, për katër net radhazi Teatri i Kosovës mban në Arturbina 4 pjesë teatrale.

3.            Në kuadër të 8 Marsit, mbahet sot në orën 19.00 pranë Katedrales Ortodokse, koncerti  me dyer të hapura “Tingulli frymëzues i femrave” , me pjesëmarrje të Linda Kazanit e Marsela Çibukaj.

4.            Mbahet nga sot në në orën 19.00 në teatrin “Metropol”, shfaqja “Valë” e Virginia Ëolf me regji e dramatizim të Enke Fezollarit.

5.            Çelet sot në orën 18.00 në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri, ekspozita “Shpirtra të zhveshur” nga artistja Elga Mitre.

6.            Duke nisur nga ora 10.00 pranë rrugës Kont Urani mbahet një panair dedikuar artizanatit e trashëgimisë shoqëruar me valle, përralla dhe ëorkshope.

7.            Vijon e hapur në Muzeun Historik deri në 12 mars ekspozita “Fenomenologjia e imazhit arketip bashkëkohor”  e kuruar nga Oltsen Gripshi, që bën bashkë 10 artistë bashkëkohor nga Shqipëria dhe Austria.

8.            Me në fokus mitologjinë e Mesdheut, qëndron e hapur deri në 16 mars në galerinë “Fab”,  ekspozita “Deteve ngjyrë vere” me 29 tablo të artistit Orion Shima, e kuruar nga Parid Teferiçi.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Pse nuk mund të barazohen këta me ata? Gratë në mes

Frrok Çupi: Pse nuk mund të barazohen këta me ata? Gratë në mes