Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Baleti "Zhizel" (Giselle) i Adolphe Adam vjen sonte dhe nesër ora 20.00, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, nën koreografinë e artistit të njohur Giuseppe Picone-s, solistëve dhe dirigjimin e Alisa Gjonit.
2. Ndahen sot në orën 10.00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit vlerësimet e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj.
3. Flautistët e njohur italianë Marco Zoni dhe Salvatore Vello do të mbajnë sot e nesër në orën 10.00 në Universitetin e Arteve, masterklas për flaut. Ndërsa, sot në orën 19.00 do të performojnë një koncert me repertor nga periudha baroke, romantike dhe bashkëkohore.
4. Libri "Ata gdhendin dhimbjen" i autores Alketa Gashi Fazliu promovohet sot ora 11.00 në Akademinë e Shkencave.
5. Autori Brajan Sukaj promovon sot ora 17.00 romanin "I pushtuari dhe nata" në Shtepinë Studio Kadare.
6. Në Galerinë e Artit Tiranë vijon e hapur deri në 14 prill ekspozita “Zgjomë përpara Rem” e artistes Eris Bushati.
7. Ekspozita “The Curse of the Eye” e artistit Genti Korini do të qëndrojë e hapur deri në 7 maj në Hapësirën Bashkëkohore të Artit “Harabel”.
8. Qëndron e hapur deri në 18 prill në galerinë "FAB" ekspozita "Opus Continuum" e skulptorit Kreshnik Xhiku e kuruar nga Ardian Kapo dhe Ermir Hoxha.
9. Rrugëtimi artistik i piktorit Aleksandër Filipi prezantohet përmes një ekspozite sot në orën 19.00 në Galerinë e Arteve në Shkodër.
10. Pianistja Lidia Cane mban sonte ora 18.00 në "Teatrin Bylys" koncertin recital "Piano".
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7748
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Ciceron’/ ‘E bija e hënës dhe e diellit’, shfaqja teatrale te Liceu! ‘Nata e dymbëdhjetë’ te ‘Metropol’
22 Nëntor, 13:02
-
Guida kulturore/ Koncerti ‘Side-by-Side’ në TKOB, shfaqja ‘Linda’, premierë në Teatrin Kombëtar! Mbahet Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe
21 Nëntor, 10:41
-
‘Guida’ kultutrore/ ‘Udha – Një gjak, një gjuhë, një besë’, dokumentari nga Ferrantelli te ‘Millenium’! ‘Ftesa’, film kundër bullizmit
20 Nëntor, 11:38
-
‘Guida’ kulturore/ Ekspozitë në Muzeun e Vlorës për Ismail Qemalin, aktivitet në teatrin ‘Petro Marko’ për festat e nëntorit
19 Nëntor, 13:08
-
Guida kulturore/ Shfaqja teatrore ‘Le Horla' në teatrin ‘Metropol’, ‘5 fytyrat e heshtjes’ tek Eksperimentali! Takimi i radhës i serisë ‘Zërat e Kulturës’
18 Nëntor, 12:30
-
Guida Kulturore/ 'Vallëzo me ne' sot tek TKOB! 'Nata e dymbëdhjetë' e Shekspirit vjen nga sot tek teatri 'Metropol'
16 Nëntor, 10:27
-
Guida kulturore/ Shfaqja teatrore 'Koncerti' në Teatrin Kombëtar Eksperimental, ‘Festivali i filmit 48 orë' vijon të presë kineastë të rinj! Performanca 'Shtypësit e Mureve' më 16 nëntor
15 Nëntor, 09:50
-
Guida Kulturore/ Sot dita e dytë e Panairit të 27 të Librit! Në mbrëmje ekspozita ‘PranverArt’ në Galerinë e Artit
14 Nëntor, 12:00
-
Guida kulturore/ 'Anonimi i Venedikut' tek ArTurbina, Promovohet libri i Kamala Harris, 'Të vërteta që mbartim'
12 Nëntor, 09:58
-
Filmi 'Kthimi i ushtrisë së vdekur' shfaqet për herë të parë në formë të digjitalizuar! 'Kush do të kujdeset për mua' shfaqja në teatrin 'Metropol'
11 Nëntor, 10:12
-
‘Gudia’ kulturore/ ‘Nata e dymbëdhjetë’ nga Shekspir në ‘Metropol’, Cirku me shfaqje te qendra ‘Kristal’! Në mbrëmje çelet Festivali Mbarëkombëtar i Aktrimit ‘Apollon’
9 Nëntor, 11:43
-
Guida kulturore/ Naxhi Bakalli sjell ekspozitën 'Përherësi'! Në TKOB opera klasike e Puçinit, 'Tosca' në një version për fëmijë
8 Nëntor, 11:30