‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni këtë fundjavë

Opera “Don Kishoti” me koreografi të mjeshtrit italian të dancit Giuseppe Picone, vijon të mbahet këtë fundjavë në orën 20.00 në Teatrin e Operas.

Shfaqja për fëmijë “Rosaku i Shëmtuar” i Andersen me regji të Paolo Comentale vijon të dielën në orën 10.30 dhe 11.30 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Numra akrobatikë, ekuilibri a klounada, Cirku Kombëtar, i zhvendosur pranë rrugës “Frang Bardhi” pret vogëlushë e familjarë këtë fundjavë në orën 11.00 me një sërë performancash të larmishme.

Opera për fëmijë e familjarë “Flauti Magjik” me regji të Ada Gurras e dirigjent Dritan Lumshin vijon këtë të diel në orën 12.00 në Teatrin e Operas.

Shfaqja “Tani keni sy për të parë” me regji të Klaudia Pirolit vijon të mbahet sot e nesër në orën 20.00 në Teatrin Eksperimental.

Në ish burgun e Spaçit këtë mesditë u shfaq dokumentari “Fraktura” me regji të Fatos Lubonjës, shoqëruar me ekspozitën “Mirëseardhje” me kurator Elton Koritarin dhe një diskutim të hapur ku flitet edhe për kthimin e burgut në muze.

Mbahet sot në orën 18.00 në Qendrën Rinore Arka një takimi me poetë shqiptarë e holandezë, për prezantimin e Antologjisë “Vajza e së hënës” në tri gjuhë.

Çelet sot në orën 19.00 në Galerinë e Arteve "Edward Lear" në Berat ekspozita personale e artistes Lindita Ottarsson .

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen