‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Dy solistët e Operës së Parisit, Frederic Laroque dhe Aurelien Sabouret, i bashkohen sot në orën 20.00 Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura në drejtimin e dirigjentit Eno Koço në Teatrin e Operas.

Dashuri dhe xhelozi, a do të mbizotërojë poezia e shpirtit mbi varfërinë dhe poshtrimin social? Shfaqja “Ëndrra ime, Rina” me autor Pëllumb Kullën e regji të Spiro Dunit, pret publikun sot në orën 20.00 në  Teatrin Kombëtar.

Ekspozita laboratorike e artistit Driant Zeneli, “Ujërat e turbullta” , ku rrëfehet historia e biologes Sabiha Kasimati, qëndron e hapur deri në 17 shtator në qendrën e artit “Agimi”.

“Veprimet mitike” të artistit Endri Myrtaj në pikturë, qëndrojnë të ekspozuara në Muzeun Historik deri në 11 qershor.

Një galeri veprash si mozaik, afreske, vitrazh… Galeria Fab pret vizitorët deri në 11 qershor, për t’u njohur me artin e 17 studentëve të talentuar të Ateliesë Monumentale.

30 punime në pikturë të artistit Gjergj Meta sellin në Galerinë e Artit Tiranë deri në 14 qershor, “Urat” si mjet lidhës fizik e shpirtëror.

Kinemaja verore  “Tek Bunkeri” në Tiranë shfaq sot filmin e animuar “Princesha Mononoke”, kryeveprën e regjisorit Hayao Miyazaki.

Art i realizuar në kushte sulmesh, nga sytë e sinqertë të vogëlushve. Ekspozita “Fëmijët e Luftës” me punime të fëmijëve ukrainas qëndron e hapur në Galerinë e Artit Tiranë deri në 15 qershor.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un