1. Nis nga sot për pesë ditë radhazi Java Kulturore për Mbretërinë e Vendeve të Ulëta në Tiranë e rrethe. Këtë mbrëmje në orën 19.00 në Qendrën “Arka” në Shkodër shfaqet dokumentari “Three Minutes - A Lengthening” i xhiruar nga David Kurtz në vitin 1938 në një qytet hebre në Poloni.
2. Teatri “Skampa” vendos në skenën e “Eksperimentalit” në Tiranë sot dhe nesër në orën 19.00 komedinë “Nga e enjtja në të enjte” me autor Aldo De Benedettin dhe regji të Milto Kutalit.
3. Etnografi e rijetëzuar në modën bashkëkohore, me dizajn dhe sfilata të të rinjve, mbahet sot në orën 19.30 pranë sheshit “Italia” edicioni i dytë i garës “Muza”.
4. “Ç’ndodh me identitetin publik të një artisti kur rreth tij nuk ka asgjë në arkiva”, është ky debati i hapur që mbahet sot në orën 11.00 në sallën ‘Black Box’ të Universitetit të Arteve me përfshirjen e Qendrës së Dokumentacionit Artistik.
5. Me regji e skenografi të Rozi Kostanit dhe pjesëmarrjen e artistëve të rinj, mbahet sot e nesër në hollin e Universitetit të Arteve, opera me një akt “Suor Angelica” e kompozuar nga Giacomo Puçini.
6. Edicioni i pestë i Festivalit të Rrugës nis nga sot në orën 20.00 në Qytet Studenti dhe vijon për 5 ditë radhazi
7. Çelet sot në orën 19.00 në galerinë “Fab” ekspozita me punime të studentëve të atelierit “Multimedia” të Universitetit të Arteve, nën udhëheqjen e artistit dhe pedagogut Vladimir Myrtezai.
8. Mbahet sot në orën 11.00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit një bisedë me shkrimtarin kroat Miljenko Jergoviç, autor i librit “Serda këndon në muxgun e Ditës së Rrëshajave”.
9. Nga sot deri në 17 qershor mbahet në Pogradec edicioni i 17-të i Festivalit të Teatrit të Kukullave “Xinxifilo”. Ceremonia e hapjes mbahet sot në orën 18.30 në Qendrën Kulturore “Lasgush Poradeci”dhe pasohet me shfaqjen e parë nga trupa e Elbasanit.
10. Festivali i Kitarës i udhëhequr nga artisti Denis Bizhga shënon sot në orën 18.00 një koncert special në Kishën e Rubikut.