‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Pianisti Red Radoja mban sot në orën 18.00 në Teatrin e Operas një koncert recital me muzikë franceze në Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Çelet sot në orën 19.00 në galerinë ‘Fab” ekspozita personale e artistit Viktor Ferraj “ARCHETYPE”, e kuruar nga Petraq Papa.

Qëndron e hapur deri në 21 mars në Qendrën për Hapje e Dialog, ekspozita “Shpirtra të zhveshur” me 31 vizatime e grafika të artistes Elga Mitre.

Ekspozita “Prim’Ordine” e artistit Arben Kolici pret vizitorët deri në 30 mars në Parking Art Gallery.

Ekspozita retrospektivë e çelur me krijimtarinë e artistit të ndjerë Ismail Lulani në Galerinë e Arteve Shkodër, vijon e hapur deri në 23 mars.

Ekspozita personale e piktorit Gazmend Leka “Kaloi një grua” do të presë vizitorët përgjatë gjithë muajit në galerinë "Vilson Kilica" ne Fier.

Mbahet nga nesër në orën 19.00, për tri net radhazi në teatrin “Skampa” komedia britanike “Një dasmë e hatashme” me autor Robin Hawdon dhe regji të Kiço Londos.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen