TIRANË - SPAK pranon rikualifikimin e akuzës për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, ish zëvendësin e tij Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj marrë të pandehur në dosjen e koncesionit të sterilizimit.
Prokurorët Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili pasi u tërhoqën për 30 minuta vendosën të pranojnë kërkesën e gjyqtares së seancës paraprake Flojera Davidhi në GJKKO për rikuafilimin e veprës në 'vjedhje duke shpërdoruar detyrën e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal' për Ilir Beqaj dhe Klodian Rjepaj. Ndërsa për Ilir Rrapaj u rikualifikua akuza "vjedhje me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal' sipas nenit 134 të Kodit penal
Rëndimi i akuzës, që rrit ndjeshëm vitet e burgosjes për tre të pandehurit.
Ish ministri i Shëndetësisë Beqaj akuzohej për shpërdorim detyre, që parashikonte dënim deri në 7 vite burg maksimalisht, ndërsa tashmë rrezikon shumë më shumë me akuzën e vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën sipas nenit 135 të Kodit penal që parashikon burg deri në 10 vite, shtuar edhe atë të grupit të strukturuar kriminal që parashikon dënim nga 2 deri në 5 vite burg sipas nenit 333/a! Nga ana tjetër neni 334 parashikon që çfarëdolloj dënimi të marrin të akuzuarit për vjedhjen duke shpërdoruar detyrën, asaj do t’i shtohen 5 vite në kuadër të grupit kriminal.
Më herët Rrapajt në një moment të seancës pati një shqetësim shëndetësor, dhe të pandehurit i kanë hedhur ujë për tu përmendur/ Ai akuzohej për shpërdorim detyre, mashtrim me pasoja të rënda dhe falsifikim dokumentesh. Ndërsa ndaj biznesmenit Rrapaj akuza e mashtrimit me pasoja rënda kryer në bashkëpunim.
Gjyqtarja Davidhi gjithashtu i ka dhënë detyra të tjera prokurorisë që do të duhet t’i plotësojë, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 9 janar, pasi mbrojtja kërkoi më shumë kohë për të dhënë qëndrimin pas akuzave të reja.
Seanca sot
Sipas gjyqtares së seancës paraprake Flojera Davidhi akuza për të cilën ata duhet të gjykohen të pandehurit duhet të jetë ajo e 'vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal'.
Ilir Beqaj - “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim, me Klodjan Rjepajn, të parashikuara nga 248 -25, të Kodit Penal, dënohet me burgim deri në shtatë vjet
Klodian Rjepaj, - ‘Mashtrim’ e kryer në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda, të parashikuara si vepra penale nga nenet 143/2, 3, të K.Penal. Dhe “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe dhe 248 – 25 të Kodit Penal
Dosja e Sterilizimit
SPAK mbylli hetimet më 30 mars 2024 dhe dërgoi për gjykim ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zëvendësin e tij, Klodian Rjepaj dhe 6 personave të tjerë të akuzuar në lidhje me koncesionin e Sterilizimit. Ish ministri Beqaj akuzohet se ka miratuar kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin
Hetimet për koncesionin e sterilizimit janë kryer nga prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi, ndërsa SPAK akuzon për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj.
Prokuroria thotë se në dhënien e koncesionit të akuzuarit nuk kanë respektuar ligjin dhe kanë shpërdorur detyrën ndërkohë që sipas akuzës Ilir Beqaj ka pasur njohje dhe miqësi të fortë me biznesmenin Ilir Rrapaj. Ndër gjetjet e konstatuara nga SPAK janë edhe procedurat e ndjekura për fituesin por dhe mos realizimi i kushteve të parashikuara në kontratë. Ndërsa sipas SPAK, kostot e sterilizimit janë rritur në mënyrë fiktive.
Çfare thote 248 i Kodit Penal
Shperdorim i detyres
Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.
Çfare thote 186/3 i Kodit Penal
Falsifikimi i dokumenteve
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me burgim nga një vit deri në shtatë vjet.
Çfare thote 143/2 i Kodit Penal
Mashtrimi
Përvetësimi i pasurisë private ose publike nëpërmjet paraqitjes së fakteve të rreme ose duke fshehur fakte të vërteta, gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit, për vete ose persona të tjerë, përbën veprën penale të mashtrimit dhe dënohet me burgim deri në pesë vjet. Kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet. Kur vepra, ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.
Çfarë thotë 143/3 i Kodit Penal
Manipulimi i çmimeve dhe përhapja e informacionit të rremë.
Veprimi apo mosveprimi i personit që: a) nënshkruan një kontratë fiktive për shitjen apo zëvendësimin e titujve;Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dy gjer në pesë vjet.
Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën
Vjedhje e pasurisë së kryer nga persona që kanë për detyrë të ruajë dhe ta administrojë atë, apo duke shpërdoruar detyrën, dënohet me burgim gjer në 10 vite
Grupi I strukturuar kriminal
Krijimi, organizimi ose drejtimi i një grupi të strukturuar kriminal për kyerjen e veprave penale dënohen me burgim nga tre deri në tetë vjet. Pjesëmarrja në grupin e strukturuar kriminal dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.
Kuptimi i Bashkëpunimit
Bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje ndërmjet tyre.
Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal
Kryerja e veprave penale nga pjesëtarë të organizatës kriminale dhe të grupit të strukturuar kriminal dënohet sipas dispozitave penale përkatëse, duke i shtuar dënimit për veprën penale të kryer edhe pesë vjet burgim, si dhe gjobën në masën një të tretën, por pa kaluar kufirin maksimal të dënimit me burgim. Kur dispozita përkatëse referuese përmban dënim me burgim apo me burgim të përjetshëm, dënohet me njëzet e pesë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
Suksese te metejshme!!!
Përgjigju