Mbahet sot në orën 17.00 në kinema “Millennium” ceremonia hapëse e Festivalit të Filmit Polak, që çel dyert me filmin "Këngë për dashurinë" nga Tomsz Chabowski.
Rikthehet nga sot, për tri net radhazi në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar shfaqja “Orfeu zbret në ferr” me autor Tennessee Ëilliams dhe regji të Nastazja Domaradzka.
Shfaqja “Tre dimra” e autores Tena Stiviçiç dhe me regji të Rozi Kostanit vijon nga sot deri të dielën në orën 19.00 në Teatrin Metropol.
Qëndron e hapur deri në 25 prill në galerinë “Fab” ekspozita me studetentë të atelierit të Pikturës “Ajo që mbetet” me kurator Edmond Gjikopullin dhe Zef Pacin.
Vijon e hapur deri në 21 maj në Galeri 70 ekspozita “Simfonia e Talljes” me autor artistin Joni Kraja.
Pret vizitorët përgjatë gjithë muajit në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ekspozita "Maestro Gjelosh Gjokaj", me 73 vepra të artistit të ndjerë nga Mali i Zi.
Ekspozita “The Curse of the Eye” e artistit Genti Korini do të qëndrojë e hapur deri në 7 maj në Hapësirën Bashkëkohore të Artit “Harabel”.
Vijon sot deri të dielën në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës komedia “Borgjezi fisnik” e Molierit me regji të Driada Dervishit.
Çelet sot në orën 18.00 në Galerinë e Artit në Pogradec ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini "Qyteti si pikturë muzikë arkitekturë".