‘Ciceron’, aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.Cirku Kombëtar pret vogëlushë e familjarë këtë të shtunë e të diel në orën 11.00 në ambientet e reja pranë rrugës “Frank Bardhi” për t’u argëtuar me numra akrobatikë e performanca të trupës.

2. Teatri i Kukullave mban sot dhe nesër në orën 10.30 dhe 11.30 në sallën “Tonin Harapi” të Liceut Artistik shfaqjen “Na ishte një herë” me tekst e regji të Shegushe Bebetit.

3.Vijon sot e nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar shfaqja “Orfeu zbret në ferr” me autor Tennessee Williams dhe regji të Nastazja Domaradzka.

4. Shfaqja “Tre dimra” e autores Tena Stiviçiç dhe me regji të Rozi Kostanit vijon nga sot e nesër në orën 19.00 në Teatrin Metropol.

5. Qëndron e hapur deri në 25 prill në galerinë “Fab” ekspozita me studentë të atelierit të Pikturës “Ajo që mbetet” me kurator Edmond Gjikopullin dhe Zef Pacin.

6.Komedia “Borgjezi fisnik” e Molierit me regji të Driada Dervishit mbahet sot e nesër në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

7. Komedia në musical “Vrasje në Paris” me autor Eugene Labiche dhe me regji të Laert Vasilit vijon të shfaqet sot e nesër në orën 19.00 teatrin “Petro Marko” në Vlorë.

8. Teatri “Andon Zako Çajupi” mban sot e nesër në orën 19.00 shfaqjen “Nuse vetëm për letra” me autor e regjisor Leka Bungon.

9. Qëndron e hapur deri në 31 prill në Galerinë e Artit në Pogradec ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini "Qyteti si picture, muzikë, arkitekturë”

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike