Nga sot në orën 20.00, për tri net radhazi Teatri i Operas, shfaq “Samson et Dalila” të kompozitorit Camille Saint-Sawns e mbajtur në bashkëpunim me Operan e Metz-it në Francë.
Qëndron e hapur deri nesër në galerinë “Fab” ekspozita me studentë të atelierit të Pikturës “Ajo që mbetet” me kurator Edmond Gjikopullin dhe Zef Pacin.
Promovohet sot në orën 11.00 në Muzeun Historik Kombëtar katalogun në gjuhën angleze “Ikonat e periudhës Bizantine në Muzeun Historik Kombëtar” me autorë Dorian Koçin dhe Andrea Llukanin.
Pret vizitorët përgjatë gjithë muajit në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ekspozita "Maestro Gjelosh Gjokaj", me 73 vepra të artistit të ndjerë nga Mali i Zi.
Çelet sot në orën 18.30 në Galerinë e Artit Tiranë ekspozita Qeramika e Ermirës, e cila do të qëndrojë e hapur deri në 30 prill.
Ekspozita “The Curse of the Eye” e artistit Genti Korini pret vizitorët deri në 7 maj në Hapësirën Bashkëkohore të Artit “Harabel”.
Vijon deri në 21 maj në Galeri 70 ekspozita “Simfonia e Talljes” me autor artistin Joni Kraja.
Qëndron e hapur deri në 31 prill në Galerinë e Artit në Pogradec ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini "Qyteti si picture, muzikë, arkitekturë”.
Në kuadër të 23 prillit si Dita Ndërkombëtare e Librit, në Bibliotekën “Mitrush Kuteli” në Pogradec mbahet sot në orën 14.00 aktiviteti “Besniku i librit”.