Mbahet sot në orën 17.30 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri "Fashion Panorama – The Italian New Wave", ekspozita me fotografi dhe video që rrëfen modën italiane përmes punës së 10 stilistëve të njohur.
Prezantohet sot në orën 11.00 në Teatrin e Operas opera shqiptare "Gjergj Kastrioti Skënderbeu - Kryezot i Arbrit" e kompozuar nga Vasil Tole, që shënon premierën nesër në orën 20.00.
Sot në orën 18.00 në teatrin "Eksperimental" organizohen leximet skenike të teksteve dramatike të punuara përgjatë "Puntorisë dramatike" të drejtuar nga Stefan Çapaliku.
Pret vizitorët deri në 21 maj në Galeri 70 në Tiranë ekspozita “Simfonia e Talljes” me autor artistin Joni Kraja.
E çelur në galerinë “FAB” ekspozita “Përtej kufirit dhe portave” e artistit Artan Peqini dhe e kuruar nga Najada Hamza pret vizitorët deri në 31 maj.
Në sheshin para Bashkisë Shkodër mbahet deri në 12 maj ekspozita “Duke zbuluar Idromenon”. Ky udhëtim fotografik me tematikë “gruan në imazhin fotografik shqiptar”, mbahet në bashkëpunim me Arkivin e Filmit dhe i dedikohet aktoreve të njohura sRoza Anagnosti, Elvira Diamanti, Anisa Markarian dhe Luiza Xhuvani.
Sot në orën 19.30 në sheshin “Flamurtari” në Vlorë mbahet nata e fundit me muzikë, kostume e vargje të traditës “Aulona Inter Folk Festival”.