Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Opera Solemne Koncertale "Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, kryezot i Arbrit" kompozuar nga Vasil Tole, shkruar mbi tekstin e Fan Nolit dhe dirigjuar nga Sieva Borzak ngjitet sot në orën 20.00 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
2. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore mban sot në orën 11.00 një takim in/memoriam, në kuadër të 30-vjetorit të ndarjes nga jeta të arkitektit Gani Strazimiri në hollin koncertor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
3. Mbrëmjen e sotme, në orën 18.00 te instalacioni "Reja" në kuadër të "Albanian Folk Session" këngëtarët Beti & Fation do të interpretojnë këngë të përzgjedhura folklorike nga Veriu në Jug.
4. Sonte në orën 18.30 në Qendrën "Dua" në Tiranë do të mbahet një diskutim për novelën "Numero Zero" të Umberto Eco-s nën kujdesin e Blerta Kalavace.
5. Botimi "Balta" me autor Christos Armando Gezos, shqipëruar nga Eleana Ziakou prezantohet sot në orën 19.00 në librarinë "Tirana Times".
6. Pret vizitorët deri në 21 maj në Galeri 70 në Tiranë ekspozita “Simfonia e Talljes” me autor artistin Joni Kraja.
7. Qwndron e hapur deri nw 31 maj në galerinë “FAB” ekspozita “Përtej kufirit dhe portave” e artistit Artan Peqini dhe e kuruar nga Najada Hamza.
8. Ekspozita "Guri i rëndë në vend të vet" e artistit Samer Harb me kurator Ilir Kason çelet sot ora 17.00 në Europa House.
9. Sot në orën 18.00 në odeonin “Nikolin Xhoja” të teatrit “Aleksandër Moisiu” përurohet libri "Darkave, nga nji mbas buke" me autor Stefan Çapalikun.
Komente












