‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Me dyer të hapura për publikun dhe në kuadër të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut,  Teatri Kombëtar mirëpret sot në skenën e “Arturbinës” shfaqjen “Arturo Ui”  të Bertolt Breht me regji të Qëndrim Rijanit.

Grupi polifonik “Bilbili” mban sot në orën 19.00 në kuadër të CloudFest një koncert pranë instalacionit “Reja”.

Në kuadër të njohjes së trashëgimisë kulturore, Muzeu Historik Kombëtar mban sot lojën “E ka kush e ka-Xhubleta” me shkollën 9-vjeçare “Jeronim De Rada”.

Teatri “Zonja e Bujtinës” në Tiranë mban sot në orën 18.00 shfaqjen “Pinoku”, nën kujdesin e çiftit Rajmonda dhe Naun Shundi.

Pret vizitorët deri në 21 maj në Galeri 70 në Tiranë ekspozita “Simfonia e Talljes” me autor artistin Joni Kraja.

Qëndron e hapur deri në 31 maj në galerinë “FAB” në Tiranë ekspozita “Përtej kufirit dhe portave” e artistit Artan Peqini dhe e kuruar nga Najada Hamza.

Dizajnet unike të 10 stilistëve, nën kurimin e revistës së njohur “Vogue Italia”, sjellin imazhin e modës së re italiane në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri përmes ekspozitës  “Fashion Panorama - The Italian Neë Wave”, që qëndron e hapur deri në 2 qershor.

Promovohet sot në orën 11.00 në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë romani "Amerikani" i shkrimtarit Odise Kote.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen