‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Në kuadër të ‘Cloudfest’, muzikantja spanjolle Lorena Alvarez mban sot në orën 19.00 me grupin e saj një koncert special ku ndërthuret poezia, modernia dhe tradita, pranë instalacionit ‘Reja’ në Tiranë.

Çelet sot në orën 12.00 në galerinë “Kalo” ekspozita “Drejtësia” me punime të realizuara nga studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura  dhe me kurator Erlind Fushën, në kuadër të 110-vjetorit të krijimit të Gjykatës së Lartë.

Pret vizitorët deri në 21 maj në Galeri 70 në Tiranë ekspozita “Simfonia e Talljes” me autor artistin Joni Kraja.

Qëndron e hapur deri në 31 maj në galerinë “FAB” në Tiranë ekspozita “Përtej kufirit dhe portave” e artistit Artan Peqini dhe e kuruar nga Najada Hamza.

Dizajnet unike të 11 stilistëve, nën kurimin e revistës së njohur “Vogue Italia”, sjellin imazhin e modës së re italiane në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri përmes ekspozitës  “Fashion Panorama - The Italian Neë Ëave”, që qëndron e hapur deri në 2 qershor.

Këngëtari Bledi Polena mban sot në orën 19.00 një koncert me repertor të përzgjedhur në teatrin “Andon Zako Cajupi” në Korçë.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike