‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Pianisti Marin Gjollma mban një koncert recital me pjesë nga Ludëig van Beethoven, Maurice Ravel, Robert Schumann, Franz Liszt dhe Çesk Zadeja, sonte ora 20 në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Premiera e "Tani keni sy për të parë" me regji të Klaudia Pirolit shfaqet sonte ora 20.00 në Teatrin Eksperimental "Kujtim Spahivogli".

Tradita e pasur muzikore e Sazeve të Përmetit vjen sot në kuadër të The cloud Festival përmes një koncerti, ora 19.00 tek instalacioni "Reja".

Mbahet sot në orën 18.30 në librarinë “Tirana Times” një bashkëbisedim me shkrimtarin Ardian Vehbiu për librin e tretë të serisë “Zoti Shyti”.

Pret vizitorët deri në 21 maj në Galeri 70 në Tiranë ekspozita “Simfonia e Talljes” me autor artistin Joni Kraja.

Qëndron e hapur deri në 31 maj në galerinë “FAB” në Tiranë ekspozita “Përtej kufirit dhe portave” e artistit Artan Peqini dhe e kuruar nga Najada Hamza.

 “Vogue Italia”, sjell imazhin e modës së re italiane në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri përmes ekspozitës  “Fashion Panorama - The Italian New Wave”, që qëndron e hapur deri në 2 qershor.

Koncerti "Pranverë me kangë" me regji të Rita Gjekës dhe drejtim artistik të Ilir Zogës mbahet në skenën e Teatrit Migjeni në Shkodër sot, ora 19.00.

Etnografja dhe studiuesja Afërdita Onuzi referon temën " Antropologji vizuale e një qyteti nën ujë" sot, ora 18.00, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë "Marubi" në Shkodër.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen