‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Një histori plot aventura e mesazhe, Teatri i Kukullave shfaq sot dhe nesër në orën 10.30 dhe 11.30 shfaqjen “Tre derrëkucët” me regji të Shegushe Bebetit në sallën “Tonin Harapi” të Liceut Artistik në Tiranë.

Numra ajri e ekuilibri, klounada, ledshow, fundjava bëhet më e gëzueshme për fëmijë e familjarë me performancat e trupës së Cirkut, çdo të shtunë e të dielë në orën 11.00 në ambientet e reja pran rrugës “Frang Bardhi”.

Teatri “Zonja e Bujtinës” në Tiranë nga sot deri në 17 maj në orën 19.00 shfaq premierën “38 ditë për të ndryshuar jetën” me autor Giuseppe Della Misericordia, regji e interpretim të artistit Naun Shundi shoqëruar në skenë nga partnerja Raimonda Shundi.

Tri dëshira dhe bota nënujore për tu zbuluar,  Teatri Metropol mban për vogëlushë e familjarë shfaqjen “Gurët Magjik” me autore Aurora Qazimin dhe regji të Klajdi Ymerajt, sot dhe nesër në orën 11.00.

Zhvlerësimi i figurës së femrës në vendin tonë, vijon të shtrohet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim SPahivogli” sot në orën 20.00. Klaudia Piroli i kundërvihet këtij realiteti, duke ftuar përmes shfaqjes “Tani keni sy për të parë” gratë të luftojnë për të drejtat e tyre dhe një pozicion më të mirë në shoqëri.  

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen