‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Java e Evropës vijon sot me një sërë aktivitetesh në vend. Në Shtëpinë e Evropës në orën 10.00 çelet një ekspozitë murale me studentë, ndërsa në orën 19.00 mbahet një shfaqje kundër homofobisë. Po në orën 19.00 në Teatrin Eksperimental mbahet mbrëmja e leximit të "Rregullat e mirësjelljes në shoqërinë moderne" të Jean-Luc Lagarce që performohet nga Florence Viala, Anëtare e Komedisë franceze.

 "CloudFest" sjell sot në orën 19.00 një 'tablo' tingujsh të muzikës tradicionale irlandeze me performancën e muzikantit Peadar Connolly-Davey dhe grupit "Moonaroon".

Në kuadër të Stinës Koncertore Pranverë 2023, vijon sot në orën 13.00 në Universitetin e Arteve workshop-i me piansten Melissa Zaganjori, ndërsa në orën 19.00 mbahet koncerti "Nata e Kitarës".

Teatri “Zonja e Bujtinës” shfaq sot në orën 19.00 komedinë “38 ditë për të ndryshuar jetën” me autor Giuseppe Della Misericordia, regji e interpretim të artistit Naun Shundi shoqëruar në skenë nga partnerja Raimonda Shundi.

Promovohet sot në orën 20.00 pranë instalacionit "Reja" libri më i fundit i autorit Stefan çapaliku "Darkave, nga nji mbas buke".

Komedia e Eprahim Kishon "Certifikata e martesës" shfaqet nga sot në orën 19.00, për 5 netë radhazi, në teatrin "Aleksandër Moisiu" në Durrës, me regji të Driada Dervishit.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen