Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. "Ëndrra ime, rinia" me autor Pëllumb Kullën është produksioni më i fundit i Teatrit Kombëtar, me regji të Spiro Dunit. Mbahen në orën 19.00 provat gjenerale në Arturbina, ndërsa nga nesër, për tri net radhazi shfaqja mirëpret publikun.
2. Për të drejtat e grave, figura e të cilave zhvlerësohet në shoqërinë tonë, shfaqja "Tani keni sy për të parë" me regji të Klaudia Pirolit vijon sot në orën 20.00 në Teatrin Eksperimental "Kujtim Spahivogli".
3.Premiera "Një lojë xhin" me autor Donald Coburn, regji të Rozi Kostanit e interpretim të Yllka Mujos dhe Viktor Zhustit, mbahet sot në orën 19.00 në teatrin "Metropol".
4.‘CloudFest’ sjell në Tiranë grupin muzikor Foltin nga Maqedonia e Veriut, performon sot në orën 20.00 pranë instalacionit “Reja”.
5.Në kuadër të 18 majit, si Dita Ndërkombëtare e Muzeve, në Muzeun Arkeologjik mbahet në orën 10.00 konferenca “Muzetë, qëndrueshmëria dhe mirëqenia”.
6.Muzeu Historik mban sot në orën 11.00 një aktivitet edukativ me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.
7.Komedia e Eprahim Kishon "Certifikata e martesës", me regji të Driada Dervishit, vijon deri në 21 maj në orën 19.00 në teatrin "Aleksandër Moisiu" në Durrës.
8.Java e Evropës vijon rrugëtimin në Peshkopi me panaire, rafting dhe aktivitete kulturore. Në orën 18.00, në Pallatin e Kulturës mbahet një koncert me trion austriake dhe muzikanten Alicia Edelweiss.
A.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
59.8%
-
Jo
33%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 2245
Lajme të tjera
-
Nis Java Kineze, ekspozitë në muze, spektakël në sheshin “Italia’! ‘Tirana Film Fest’, filma te “Agimi” dhe “Millenium”! 2 ekspozita në Tiranë
25 Shtator, 13:53
-
Aktivitetet e kulturës: Teatri i Kukullave, në fundjavë ‘Roza dhe fati’ e ‘Hirushja’! Te ‘ArTurbina’ ‘Shtëpiakë të dëshpëruar’ dhe ‘Audienca e Vaclav Havel’
23 Shtator, 10:50
-
'Ciceron'/ Në Amfiteatër komedi! Bekim Fehmiu në dokumentar! Baleti i Julind Dervishit, premierë në ‘Opera’
21 Shtator, 10:52
-
'Ciceron'/ Dokumentari 'Revolta e Spaçit' sot në kinema! Bashkim Hoxha me libër të ri! Në Opera provat gjenerale të baletit 'Uni'
20 Shtator, 09:53
-
‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
19 Shtator, 11:44
-
Aktivitetet e kulturës sot: Cubi ‘gdhend’ aktorët në mozaik, ekspozita në Muze! Tek ‘Marubi’, Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Të Drejtat e Njeriut
18 Shtator, 10:26
-
Aktivitetet e kulturës këtë fundjavë: Fundjava në Opera me këngë e valle çame! Roza dhe Fati, legjenda e moçme në Teatrin e Kukullave
16 Shtator, 11:03
-
Aktivitetet e kulturës sot: Tri shfaqje në Tiranë, teatrot nisin sezonin! Tek galeria 'Zeta', një ekspozitë mbi linjat e ikonave ortodokse! Komedi në teatrin e Korçës
15 Shtator, 11:34
-
Aktivitetet e kulturës: Venera dhe Lindi, ‘Me zemër’ tek Amfiteatri
14 Shtator, 13:55
-
Aktivitetet e kulturës: ‘Albania Dance Festival’, shfaqje tek ‘Eksperimentali’!
13 Shtator, 13:07
-
Aktivitetet e kulturës: Prezantohet libri më i fundit i Visar Zhitit “Rrugët e ferrit”! Sot në kinema, dokumentar-premierë për Marko Bellon
12 Shtator, 16:29
-
Aktivitetet e kulturës: Çelet nesër në COD ekspozita “Liri” e Ilir Paços! Restaurohen “Mësonjëtorja” dhe “Les Fauves”, ‘festë’ në Pallatin e Brigadave
11 Shtator, 12:07