Teatri i Kukullave vendos në skenë përrallën "Rosaku i shëmtuar" të Andersen me regji të Paolo Comentale, sot e nesër në orën 10.30 e 11.30 në sallën "Tonin Harapi" të Liceut Artistik në Tiranë.
Numra akrobatikë, ekuilibri a klounada, Cirku Kombëtar, i zhvendosur pranë rrugës “Frang Bardhi” pret vogëlushë e familjarë sot dhe nesër në orën 11.00 me një sërë performancash të larmishme.
Argëtim dhe mesazhe edukuese, Semela Skënderasi mban në skenën e teatrit "Eksperimental" sot e nesër në orën 10.30 shfaqjen për fëmijë "Gjirafat s’vallëzojnë dot” me autor Giles Andreae.
Premiera "Ëndrra ime, Rina" me autor Pëllumb Kullën dhe regji të Spiro Dunit mbahet sot e nesër në orën 20.00 në Teatrin Kombëtar.
Për të drejtat e grave, figura e të cilave zhvlerësohet në shoqërinë tonë, shfaqja "Tani keni sy për të parë" me regji të Klaudia Pirolit vijon sot në orën 20.00 në Teatrin Eksperimental "Kujtim Spahivogli".
Premiera "Një lojë xhin" me autor Donald Coburn, regji të Rozi Kostanit e interpretim të Yllka Mujos dhe Viktor Zhustit, mbahet sot në orën 20.00 në teatrin "Metropol".
Me dyer të hapura për publikun, shfaqet sot në orën 20.30 në Teatrin e Operas dhe Baletit dokumentari "Ti je melodia e shpirtit tënd", në kuadër të Javës së Shëndetit Mendor
Me regjit të Ledian Gjeçit e një kast të përzgjedhur aktorësh mbahet sot në orën 20.00 në Amfiteatrin e Liqenit shfaqja “Gjaku i martirëve të kombit” .
Në kuadër të "Cloudfest" Kori i parë amator i Tiranës "Reja" dhe Kori i grave të Pejës “Canta Peja” mbajnë sot në orën 20.00 një koncert pranë instalacionit "Reja".
Komedia e Eprahim Kishon "Certifikata e martesës", me regji të Driada Dervishit, vijon deri në 21 maj në orën 20.00 në teatrin "Aleksandër Moisiu" në Durrës.
Këngët e tij u bënë hite dhe i rezistuan kohës, kantautori Mihallaq Andrea mban sot në orën 20.00 në teatrin "Andon Zako Çajupi” në Korcë një koncert recital.