‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës "Rin Art" vijon sot në orën 13.00 në Teatrin Kombëtar me shfaqjen "Rrethi prej shkumësi" me regji të Klerad Gërmenjit e interpretim të gjimnazistëve nga "Qemal Stafa".

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët organizon sot në orën 12.00 në teatrin "Metropol" një takim poetik, ku gjimnazist nga shkollat “Ismail Qemali” e “Qemal Stafa” do të interpretojnë 23 poezi bashkëkohore arbëreshe për të përçuar mesazhin e përçimit të kësaj kulture tek brezat e rinj.

Jo thjeshtë dizajn, por histori nga 11 stilistë. “Vogue Italia”, sjell imazhin e modës së re italiane në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri përmes ekspozitës  “Fashion Panorama - The Italian New Wave”, që qëndron e hapur deri në 2 qershor.

Me vepra bashkëkohore të 11 artistëve pamorë në zë, qëndron e hapur deri në 29 maj në Galerinë e Arteve Tiranë ekspozita "Muri" me kurator Ardian Devollin.

Virtuozi Ermir Abeshi, koncertmaester në Filarmoninë e Radios Gjermane do të zhvillojë nga sot në orën 10.00 për tri ditë radhazi një masterklasë për violinë në Universitetin e Arteve.

Teatri i Kukullave mban sot në orën 11.00 në Roskovec dhe në orën 19.00 në Lushnjë shfaqjen "Borëbadha dhe shtatë xhuxhat" me regji të Aldjon Matarangasit.

Java e Evropës vijon këtë të martë me Korçën. Krahas një sërë aktivitetesh në promovimin e artizanatit dhe trashëgimisë, në orën 12.30 në Bibliotekën e qytetit mbahet seminari "Digjitalizimi i pikturave dhe projektimi hartografik" me rastin e pikturave Zengo.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen