Çelet sot në orën 11.00 në galerinë "Fab" ekspozita "Start" me imazhe të realizuara nga studentët e programit të ri studimor në Universitetin e Arteve "Fotografi".
Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës "Rin Art" vijon sot në orën 17.00 në Teatrin Kombëtar me shfaqjen "Gratë në Parlament" të Aristofanit me regji të Bruna Belaj e interpretim të gjimnazistëve nga "Besnik Sykja".

Çelet sot në orën 18.00 pranë Qendrës Stefan në Tiranë ekspozita “Go and don’t look back” me punime të nxënësve të Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe kuratore Diti Çapunin.
Jo thjeshtë dizajn, por histori nga 11 stilistë. “Vogue Italia”, sjell imazhin e modës së re italiane në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri përmes ekspozitës “Fashion Panorama - The Italian New Wave”, që qëndron e hapur deri në 2 qershor.
Bazuar në rrëfimet e grave që kanë përjetuar dhunë në familje, vijon dhe sot në orën 19.00 në teatrin “Metropol” shfaqja “Ajo”, me regji të Marigona Bekteshit.
Me vepra bashkëkohore të 11 artistëve pamorë në zë, qëndron e hapur deri në 29 maj në Galerinë e Arteve Tiranë ekspozita "Muri" me kurator Ardian Devollin.
Virtuozi Ermir Abeshi, koncertmaester në Filarmoninë e Radios Gjermane vijon të mbajë sot e nesër në orën 10.00 një masterklas për violinë në Universitetin e Arteve.
Mbahet sot në orën 19.00 në teatrin "Andon Zako Çajupi" në Korçë komedia "Nuse vetëm për letra" me regji të Leka Bungos.
Edhe këtë të mërkurë në orën 16.30, Qendra Rinore Sebastia në Laç shndërrohet në një minikinema ku do të projektohet filmi "Menuja".
Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dropull shfaq sot në orën 18.00 në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse katër filma të shkurtër.

