'Ciceron'/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë ditës së sotme në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.Pianisti me famë botërore Peter Donohoe debuton sot në orën 20.00 në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit me një repertor të përzgjedhur. 

2.Në kuadër të projektit “Nata Europiane-Koncert Gala”,  tenorët Josif Gjipali e Kastriot Tusha mbajnë sot në orën 20.00 një koncert me program të zgjedhur muzikor.

3.Autorja Luljeta Dano prezanton në Bibliotekën e Kryeministrisë librin “Në shpellën e kreshnikëve”  me pjesëmarrjen e piktores së librave me ilustrime Anila Zajmi  dhe të nxënësve nga “Shkolla e Kuqe”.

4.Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” mban sot nga ora 16.00 në orën 20.00 një audicion për shfaqjen “Xhoni dhe Xhoi” me autore Agota Kristof dhe regji të Endrit Ahmetaj.

5.Edicioni i parë i Festivalit të Poezise së Zërave të Rinj shënon sot në orën 19.00 pranë instalacionit “Reja” mbrëmjen e dytë.

6.Në kuadër të “Tirana open air” shfaqet sot në orën 20.30 te Parku i Liqenit filmi “The Notebook” nga Nick Cassavetes.

7.Çelet sot në orën 11.00 në Galerinë “Fab” ekspozita “Atelier e studentëve të vitit të parë të degës së Pikturës në Universitetin e Arteve.

8.Akademia e Artit dhe Trashëgimisë “Oea” mban sot në orën 19.30 në Universitetin e Arteve një koncert me krijimtarinë e kompozitorit Vasil Tole

9.Mbahet sot në orën 12.00 në Teatrin e Operas një konferenc për shtyp për nisjen e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës, me praninë e ministres së Kulturës, Elva Margaritit.

10. Artistet Entela Agaçi, Leandra Godaj dhe Sajana Kodhelaj mbajnë sot në orën 19.00 në teatrin “Bylis” në Fier një koncert recital.

11. Shfaqja “Tani keni sy për të parë” me regji të Klaudia Pirolit mbahet nesër në orën 20.00 në Teatrin Eksperimental.

12. Premiera "Ëndrra ime, Rina" me autor Pëllumb Kullën dhe regji të Spiro Dunit rikthehet nesër në orën 20.00 në Teatrin Kombëtar.

13. Shfaqja “Një lojë xhin” me regji të Rozi Kostanit e interpretim të dyshes Yllka Mujo dhe Viktor Zhusti rikthehet nesër në orën 19.00 në teatrin “Metropol.

14. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mban nesër në orën 18.00 pranë 15-katëshit ceremoninë e ndarjes së çmimit “Lumo Skëndo”.

A.M./A.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit