'Ciceron'/ Aktivitetet e kulturës sot: Nga 'Manifesto i Dezertimit' tek komedia 'I pangopuri' e koncerti te Amfiteatri për Pavarësinë e Amerikës

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë ditës së sotme në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.            Galeria e artit “Zeta” prezanton sot në orën 19.00 projektin Manifesto i Dezertimit nga DebatikCenter.

2.            Në kuadër të Javës Spanjolle shfaqet sot në orën 21.00 tek “Reja” në Tiranë, filmi i nominuar për çmime “Oscar” dhe “Golden Globe” “Mar Adentro” me regji të Alejandro Amenábar.

3.            Herion Mustafaraj në bashkëpunim me Autizmi Felt shfaq sot në orën 17.00 në Teatrin Kombëtar komedinë satirike “I pangopuri”.

4.            Në Ditën e Pavarësisë së Amerikës, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit organizon në Amfiteatrin e Tiranës një koncert me instrumentistët e Bandës së Qytetit dhe pjesëmarrjen e artistëve të përzgjedhur.

5.            Nis nga sot në orën 20.30 në teatrin “Migjeni” në Shkodër edicioni i 61-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.

6.            Travel Fest Albania vijon edhe sot në Tiranë, Gjirokastër e Durrës. Në ditën e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Fotografisë shfaqen 10 filma.

 

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike