1.Çelet sot në orën 17.00 në Galerinë e Artit Sarandë, ekspozita lëvizëse e Galerisë Kombëtare të Arteve "Paskali, artistët e Jonit dhe mureve të gurta", e kuruar nga Suzana Varvarica.
2.Artisti Helidon Haliti, ekspozon sot në orën 11.00 në Presidencë, 50 akuarele të realizuara gjatë udhëtimeve të tij në Shqipëri, të cilat do ti mbeten këtij institucioni si dhuratë nga piktori.
3.Instituti për Demokraci dhe Media, me rastin e 50-vjetorit të Revoltës së Spaçit, shfaq sot në orën 11.00 në Shtëpinë e Evropës, dokumentarin "Flamur", në praninë e ish-të burgosurit Gjetë Kadeli.
4.Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe leximit sot në orën 11.30 vijojnë konsultimet për ndryshimet në Ligjin e Librit në praninë e botuesve, autorëve dhe ministres së Kulturës Elva Margaritit.
5.Në kuadër të Javës Kombëtare, shfaqet sot në orën 19.00 në Qendrën e Artit “Agimi” filmi “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, bazuar në romanin e Dritëro Agollit dhe me regji të Fatmir Koçit.
6. Këtë mbrëmje në orën 19.00 në hollin e Operas mbahet koncerti ‘Kino Music’, që risjell në Teatër, muzikën e disa prej filmave shqiptarë.
7.Në orën 20.00 në Qendrën Kulturore pranë Katedrales Ortodoksë artisti Shpat Deda mban një koncert me rastin e Javës Kulturore të Kosovës.
8.Filma të përzgjedhur dhe diskutime mbi kinemanë, nis nga sot në orën 19.00 qendrën Kulturore “Tulla” edicioni i dytë “PriFest” me produksionin bullgaro-gjerman “Mësimet e Blaga-s” nga Stephan Komandarev.
9.Festivali i Teatrit Shqiptar "Moisiu" vijon edicionin e dytë këtë javë në në ArTurbina me dyer të hapura. Mbahet sot në orën 19.00 produksioni nga Kosova "Masë për masë", ndërsa në orën 21.00 skenën e merr Teatri i Metropolit me "Mbreti Lir".
Komente












