Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
Violinisti Olen Cesari mban sot në orën 13.00 një masterclass në sallën e koncerteve të Liceut Artistik bashkë me muzikantët Gent Rushi dhe Ermal Rodin.
Vijon sot show i xhazit “Italia takon Balkanin” me 40 artistë vendas e të huaj. Në orën 12.00 mbahet një koncert në Universitetin e Arteve dhe në orën 19.00 në sallën “Tonin Harapi” të Liceut Artistik.
Instalacioni gjigant me piktura në 3D i nxënësve të Liceut Artistik “Jordan Misja” ekspozohet edhe sot në orën 20.00 në sheshin “Skënderbej”.
Shfaqet sot në orën 18.00 në Europa House dokumentari “Be natural-The untold story of Alice-Guy Blache” nga Pamela Green.
Nga sot shfaqet në kinematë “Cineplex” filmi “Virgjëresha shqiptare” me regji të Bujar Alimanit.
Vijon të mbahet në teatrin “Metropol” nga sot në orën 19.00 deri në 30 prill shfaqja “Tri dimra” me autore Tena Stiviçiç dhe regji të Rozi Kostanit.
Është e çelur përgjatë gjithë muajit në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ekspozita "Maestro Gjelosh Gjokaj", me 73 vepra të artistit të ndjerë nga Mali i Zi.
Ekspozita me punime në qeramikë e Mira Kuçukut pret vizitorët në Galerinë e Artit Tiranë deri në fund të muajit.
Ekspozita “The Curse of the Eye” e artistit Genti Korini vijon deri në 7 maj në Hapësirën Bashkëkohore të Artit “Harabel”.
Pret vizitorët deri në 31 prill në Galerinë e Artit në Pogradec ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini "Qyteti si pikturë, muzikë, arkitekturë”.
Vijon sot deri të dielën prill festivali “Rin Shoë”. Në orën 13.00 dhe 18.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, gjimnazistët e qytetit mbajnë performancat e radhës.
Mbahet sot në orën 18.00 në teatrin “Bylis” në Fier shfaqja “Torba” me regji të Naser Shatrollit, në kuadër të Festivalit të Aktrimit “Apollon 23”.
Mbahet sot në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës koncerti dedikuar “Valentin Rijbin” , dedikuar instrumentistit të talentuar që jetoi në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar.