‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës  në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.            Platforma e artit “Harabel” sjell në Shqipëri sot e nesër artistin e njohur francez JR në kuadër të projektit “Inside Out”. Puna e artistit ekspozohet pranë Universitetit të Arteve nga ora 10.00 deri në orën 17.00.

2.            Artisti Alban Hajdinaj çel sot në orën 19.00 në Qendrën e Artit Bashkëkohor “Zeta”  ekspozitën “Punë në Letër”.

3.            Pret vizitorët në galerinë “Golemi” ekspozita “Udhëtimi” e piktorit të njohur Hasan Nallbani.

4.            Dirigjenti Bujar Llapaj e pianistja Irina Zahharenkova në bashkëpunim me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar mbajnë sot në orën 19.00 një koncert në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse.

5.            Akademia e Studimeve Albanologjike prezantoi sot në orën 10.00 studimin e autorit Jusuf Buxhovi "Maqedonia - nga antikiteti te koha jonë".

6.            Violinisti Olen Cesari shënon sot në orën 13.00 ditën e dytë të masterclass-it “Rrugëtimi drejt kompozimit” në sallën e koncerteve të Radio Televizionit Shqiptar bashkë me muzikantët Gent Rushi dhe Michael Rodin.

7.            Vijon edhe sot show i xhazit “Italia takon Balkanin” me artistë vendas e të huaj. Në orën 19.00 mbahet një koncert pranë rrugës “Jordan Misja”.

8.            Vijon sot në teatrin “Metropol” në orën 19.00 shfaqja “Tri dimra” me autore Tena Stiviçiç dhe regji të Rozi Kostanit.

9.            Çifti Blerta dhe Jeton Neziraj shënojnë sot në orën 20.00 në teatrin “Eksperimental” premierën e shfaqjes “Gajdo”.

10.          Mbahet sot në orën 13.00 në teatrin “Bylis” shfaqja “Ëndrrat e Hamletit” me autore Nina Mazur dhe regji e interpretim të Mentor Zymberaj.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike