‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës  në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.            Mbahet nga sot, për tri ditë radhazi, pranë sheshit “Nënë Tereza” në Kamzë,  panairi i librit “Kamza lexon” me 20 takime promovuese.

2.            Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Qendra për Hapje dhe Dialog përkujton sot në orën 12.00, në kuadër të 90-vjetorit të lindjes gazetarin Fadil Kokomani, si një nga dëshmorët e fjalës së lirë.

3.            Mbahet sot në orën 17.00 pranë Qendrës Kombëtare për Librin dhe Leximin aktiviteti “Dhjetë shkrimtarë për Tiranën” me të ftuar autoren dhe gazetaren Iva Musaraj.

4.            Përurohet sot në orën 19.00 pranë Qendrës Bashkëkohore të Artit “Harabel” instalacioni publik "Qyteti i Ëndërrimtar", i artistes Ledia Kostandini.

5.            "Certifikata e martesës" dhe pesha e saj në çift. Komedia e Eprahim Kishon, vijon sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar me regjinë e Driada Dervishit.

6.            Shfaqet sot dhe nesër në orën 20.00 në teatrin "Eksperimental" shfaqja "Gajdo- evropianët e rinj" e çiftit Blerta dhe Jeton Neziraj, që vë në shënjestër racizmin.

7.            U promovua sot në orën 11.00 në  Akademinë e Shkencave përmbledhja me dokumente në dy vëllime “Ilegalja shqiptare, pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”.

8.            Shfaqet sot në orën 18.30 “Tek Bunkeri” në Tiranë  “Pezull-histori emigrimi”  me video, podcaste dhe artikuj mbi emigrimin e shqiptarëve.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Projekligji i ri i Policisë së Shtetit, Balla tek 'Ekonomia': Adresuam rekomandimet e OSBE! Policimi do të bazohet në inteligjencë

Projekligji i ri i Policisë së Shtetit, Balla tek 'Ekonomia': Adresuam rekomandimet e OSBE! Policimi do të bazohet në inteligjencë