Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Tri dëshira dhe bota nënujore për tu zbuluar, Teatri i Kukullave mban për vogëlushë e familjarë shfaqjen “Gurët Magjik” me autore Aurora Qazimin dhe regji të Klajdi Ymerajt, sot dhe nesër në orën 11.00 në teatrin Metropol.
2. “Hirushja” vijon këtë fundjavë në sallën “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik. Argëtim, përfshirje të vogëlusheve, shfaqja e teatrit të Kukullave me regji të Klajd Ymerit vjen me nota komike këtë të shtunë e të diel në orën 10.30 dhe 11.30.
3. Numra akrobatikë, ekuilibri a klounada, Cirku Kombëtar, i zhvendosur në ambientet e reja pranë rrugës “Frang Bardhi” vijon të mbajë sot dhe nesër në orën 11.00 një sërë performancash të larmishme.
4. Pranë sheshit “Nënë Tereza” në Kamzë vijon sot e nesër panairi i librit “Kamza lexon” me 20 takime promovuese e vlerësime.
5. Komedia franceze “Shtëpiakë të dëshpëruar” me regji të Artan Imamit shënon sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar shfaqjen e fundit.
6. Me mesazhe kundër racizmin, vijon sot në orën 20.00 në teatrin "Eksperimental" shfaqja "Gajdo- evropianët e rinj" e çiftit Blerta dhe Jeton Neziraj.
7. Mbahet sot në orën 11.00 në Dibër festivali “Shën Gjergji” me pjesëmarrjen e emrave të njohur të muzikës.
8. Nga sot në orën 19.30, për tri net radhazi, nis në sheshin “Flamurtari” në Vlorë “Aulona Inter Folk Festival”.
9. Mbahet sot në orën 19.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë Festivali i 56-të i Këngës për Fëmijë.
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7762
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Ciceron’/ ‘E bija e hënës dhe e diellit’, shfaqja teatrale te Liceu! ‘Nata e dymbëdhjetë’ te ‘Metropol’
22 Nëntor, 13:02
-
Guida kulturore/ Koncerti ‘Side-by-Side’ në TKOB, shfaqja ‘Linda’, premierë në Teatrin Kombëtar! Mbahet Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe
21 Nëntor, 10:41
-
‘Guida’ kultutrore/ ‘Udha – Një gjak, një gjuhë, një besë’, dokumentari nga Ferrantelli te ‘Millenium’! ‘Ftesa’, film kundër bullizmit
20 Nëntor, 11:38
-
‘Guida’ kulturore/ Ekspozitë në Muzeun e Vlorës për Ismail Qemalin, aktivitet në teatrin ‘Petro Marko’ për festat e nëntorit
19 Nëntor, 13:08
-
Guida kulturore/ Shfaqja teatrore ‘Le Horla' në teatrin ‘Metropol’, ‘5 fytyrat e heshtjes’ tek Eksperimentali! Takimi i radhës i serisë ‘Zërat e Kulturës’
18 Nëntor, 12:30
-
Guida Kulturore/ 'Vallëzo me ne' sot tek TKOB! 'Nata e dymbëdhjetë' e Shekspirit vjen nga sot tek teatri 'Metropol'
16 Nëntor, 10:27
-
Guida kulturore/ Shfaqja teatrore 'Koncerti' në Teatrin Kombëtar Eksperimental, ‘Festivali i filmit 48 orë' vijon të presë kineastë të rinj! Performanca 'Shtypësit e Mureve' më 16 nëntor
15 Nëntor, 09:50
-
Guida Kulturore/ Sot dita e dytë e Panairit të 27 të Librit! Në mbrëmje ekspozita ‘PranverArt’ në Galerinë e Artit
14 Nëntor, 12:00
-
Guida kulturore/ 'Anonimi i Venedikut' tek ArTurbina, Promovohet libri i Kamala Harris, 'Të vërteta që mbartim'
12 Nëntor, 09:58
-
Filmi 'Kthimi i ushtrisë së vdekur' shfaqet për herë të parë në formë të digjitalizuar! 'Kush do të kujdeset për mua' shfaqja në teatrin 'Metropol'
11 Nëntor, 10:12
-
‘Gudia’ kulturore/ ‘Nata e dymbëdhjetë’ nga Shekspir në ‘Metropol’, Cirku me shfaqje te qendra ‘Kristal’! Në mbrëmje çelet Festivali Mbarëkombëtar i Aktrimit ‘Apollon’
9 Nëntor, 11:43
-
Guida kulturore/ Naxhi Bakalli sjell ekspozitën 'Përherësi'! Në TKOB opera klasike e Puçinit, 'Tosca' në një version për fëmijë
8 Nëntor, 11:30