‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë ditës së sotme në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.            Qëndron e hapur në galerinë "Fab" deri në 29 maj ekspozita "Start" me imazhe të realizuara nga studentët e programit të ri studimor në Universitetin e Arteve "Fotografi".

2.            Shkrimtari Ardian Vehbiu mban sot në orën 12.00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit diskutimin e hapur “Statusi i fjalës”

3.            Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës "Rin Art" vijon sot në orën 13.00 në Teatrin Kombëtar me shfaqjen "Jerma" të Lorkës me regji të Julian Hurdhës e interpretim të gjimnazistëve nga "Ismail Qemali".

4.            Pret vizitorët në Qendrën Stefan në Tiranë ekspozita “Go and don’t look back” me punime të nxënësve të Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe kuratore Diti Çapunin.

5.            Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Fondacioni “Kujto” mbajnë sot duke nisur nga ora 9.00 konferencën “50 vjet nga Revolta e Spaçit”.

6.            Java e Evropës vijon me aktivitetet në promovim të talenteve të reja. Mbahet sot në orën 10.00 në Kamëz një seminar me DJ “Muzika është superfuqia ime”.

7.            . “Vogue Italia”, sjell imazhin e modës së re italiane në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri përmes ekspozitës  “Fashion Panorama - The Italian New Wave”, që qëndron e hapur deri në 2 qershor.

8.            Me vepra bashkëkohore të 11 artistëve pamorë në zë, qëndron e hapur deri në 29 maj në Galerinë e Arteve Tiranë ekspozita "Muri" me kurator Ardian Devollin.

9.            Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë mban sot në orën 19.00 dhe në 31 maj shfaqjen “Duro” të shkruar e interpretuar nga Ergis Dervishin dhe Renato Taipi.

10.          Mbahet sot në orën 18.00 në teatrin “Bylis” në Fier recitali i balerinës së re Katerina Goga.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen