‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë ditës së sotme në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

Në kuadër të Ditës së Fëmijëve Qendra Kulturore për Fëmijë mban sot në orën 18.30 në ambientet e Cirkut pranë rrugës Frank Bardhi shfaqjen teatrale “Festivali i fund-detit”.

Shfaqja “Tani keni sy për të parë” me regji të Klaudia Pirolit mbahet sot në orën 20.00 në Teatrin Eksperimental.

Premiera "Ëndrra ime, Rina" me autor Pëllumb Kullën dhe regji të Spiro Dunit rikthehet sot në orën 20.00 në Teatrin Kombëtar.

Drama çmim Pultzer “Një lojë xhin” e Koburn me regji të Rozi Kostanit e interpretim të dyshes Yllka Mujo dhe Viktor Zhusti jepet në orën 19.00 në teatrin “Metropol.

Shpallen sot në orën 18.00 fituesit e çmimit "Lumo Skëndo"  nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit pranë 15-katëshit.

Në kuadër të Javës Italiane dhe Ditës së Fëmijëve mbahet sot në orën 10.00 në auditoriumin"Jordan Misja" Festivali "Zecchino d'oro". Në orën 11.00 prezantohet në Universitetin Politeknik projekti i Selisë së Re të Ambasadës së Italisë. Ndërsa komediani Carmine Faraco mban në orën 19.30 në Universitetin "Ismail Qemali" stand up-in “L’uomo dei Pecche”.

Dizajn dhe histori në imazhe e video të projektuara, Instituti Italian i Kulturës përmbyll me një Party festiv ekspozitën "Fashion Panorama – The Italian New Wave", në 20.30 në Sheshin Italia me pjesëmarrjen e DJ MaNu.

Në kuadër të Festës së 1 qershorit ccelet sot në orën 18.00 në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri ekspozita "Buslla Magjike" shoqëruar me një performancë të vogëlusheve.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti