Nga sot, për tri net radhazi në orën 19.00 rivihet në skenën e Operas baleti “Giselle” me koreografi të Agron Aliaj dhe interpretim të solistëve, trupës së baletit dhe Orkestrës Simfonike të Teatrit.
Shfaqet sot dhe nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental në “ArTurbina” komedia “Martesë me kushte” me regji të Altin Bashës dhe interpretim të Olta Dakut dhe Gazmend Gjokës.
Ekspozita fotografike "Burri i kështjellës" i Blerta Kambos qëndron e hapur në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 14 shkurt.
Vijon deri në 10 shkurt, çdo ditë nga ora10.00 në orën 18.00 në qendrën e artit “Agimi” në Tiranë Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë "AniFest 2024" i drejtuar nga Artan Maku.
Qëndron e hapur deri në 24 shkurt në galerinë "NAAN" në Tiranë ekspozita personale "Përtej rrethit të konfuzionit" me punime të dekadës së fundit nga artisti Leonard Qylafi.
Ekspozita "Gur" me 5 artistë të artit pamor dhe e kuruar nga artisti Edison Çeraj vijon e hapur deri në 24 shkurt në galerinë "GurGur" në Petrelë.