Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
Drama “Dua një vend” e Andreas Flourakis dhe me regji të Ema Andreas rikthehet nga sot deri të dielën, në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental me një kast të përzgjedhur aktorësh.
Ekspozita fotografike "Burri i kështjellës" i Blerta Kambos qëndron e hapur në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 14 shkurt.
Jetësohet edhe këtë mbrëmje në Teatrin e Operas baleti “Giselle” me koregorafi të Agron Aliajt dhe pjesëmarrjen e trupës së Baletit dhe Orkestrës së TKOB.
Vijon deri në 10 shkurt, çdo ditë nga ora10.00 në orën 18.00 në qendrën e artit “Agimi” në Tiranë Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë "AniFest 2024" i drejtuar nga Artan Maku.
Qëndron e hapur deri në 24 shkurt në galerinë "NAAN" në Tiranë ekspozita personale "Përtej rrethit të konfuzionit" me punime të dekadës së fundit nga artisti Leonard Qylafi.
Ekspozita "Gur" me 5 artistë të artit pamor dhe e kuruar nga artisti Edison Çeraj vijon e hapur deri në 24 shkurt në galerinë "GurGur" në Petrelë.
Mbahet sot nga ora 16.00 në orën 18.00 në amfiteatrin e Bibliotekës “Thimi Mitko” një takim me histori e këngë rrëfenjash për vogëlushët nga 2 deri në 6 vjeç.