Ema Andrea hap debatin: “Skena e pavarur përballë institucioneve, bashkëpunim apo izolim”

“Skena e pavarur përballë institucioneve, bashkëpunim apo izolim”, ishte kjo tema e bisedës së hapur në panelin e organizuar nga MEDIUMS në ditën e tretë të këtij festivali. Aktorë profesionistë dhe studentë biseduan mbrëmjen e djeshme për rreth dy orë me problematikat e artit në Shqipëri veçanërisht teatrit, sfidat e aktorëve të rinj dhe udhëtimi i mundimshëm drejt skenës. Producentja e festivalit MEDIUMS Ema Andrea foli për sfidat por edhe për guximin e munguar tek artistët e rinj.

Trupat e lira apo inisiativat private vlerësohen si një mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë sipas dekanit të fakultetit të arteve Milto Kutali. Ai tha se përvoja e vendeve të tjera na tregon se trupat e lira ose skena private, kane mbështetje të rëndësishme nga institucionet shtetërore. Kutali iu kthye përvojës personale të brezit të tij kur u krijuan inisiativa të lira private me teatro por dyert ku trokitën nuk u hapën kurrë. Gjithsesi Kutali i këshillon të rinjtë që të guxojnë dhe të trokasin nëpër dyer papushim sepse ato hapën nëse ke vullnet dhe talent padyshim. Drejtori i teatrit Kombëtar, Altin Basha, ktheu në kujtesë sfidat e tij në nisje të karrierës, insitivat private përmes të cilave kaloi një periudhë shumë e rëndësishme e karrierës së tij.

“Unë e kam kaluar shumicën e karrierës në inisiativa të pavarur. Jam drejtor prej një viti e gjysëm por 20 vjet karrierë i kam nëpër bodrumë e oborre, holle te teatrit kombetar  dhe jemi përpjekur shumë . Ka qënë e vështirë rruga jonë. Teatri ishte derë e mbyllur, nuk ishte teatri eksperimental, mungonin të gjitha këto mundësi që janë sot. Nuk egzistonte mbeshtetja e Ministrise së Kulturës, megjithatë ndërtuam me këmbëngulje inisiativat tona. Më bën përshtypje mungesa e vendosmërise tek të rinjtë  të cilët presin nga insitucionet.. ndërkohë që pavarësia nga institucionet shtetërore është rruga e duhur.  Te rinjtë duhet ta sfidojnë brezin e vjetër dhe atë të mesëm apo edhe të sotmin. Trokisni nëpër dyer ato duhen shqyer jo thjeshtë trokitur. Askush nuk mund të presë që rruga të jetë e lehtë, kërkon shumë sakrificë. Nuk mund te presim çdo gje nga sistemi sepse sistemi leviz shume ngadalë. Një këshillë kam për ju të rinjtë: Jo çdo gjë ndodh në kryeqytet kërkojeni edhe në periferi artin.. mund të zhvillohen ide artistike shume të mira dhe kjo është këshilla për të rinjtë...”, tha Basha.

Aktori i Teatrit Kombëtar Artan Boriçi këshillon të rinjtë ti drejtohen skenës private si një mundësi e jashtëzakonshme për një udhëtim suksesi. Ai foli edhe për skenat komerciale të cilat nuk mund të jenë zgjidhja e parë për artistët e rinj por jo më e mira. Skena private profesionale është rruga që sipas tij, një artist i ri i sapodalë nga auditorët, duhet ta zgjedhë përballë skenës komerciale. “Janë dhjetra aktor që dalin çdo vit, dhjetra regjizorë etj. Duhet që secili prej të rinjve të luftojë me vullnet bazuar mbi talentin dhe punën e pandalur dhe padyshim të nisni të identifikoheni nëpër skenat e pavarura. Duhet të guxoni. Skena e pavarura është jetike për teatrin në Shqipëri, për të ardhmen e teatrit. Shteti shqiptar duhet të mbështesë skenën e pavarur. Skenat komerciale po na mbysin. Nuk duhet tju tërheqë më shumë skena komërciale por skena e pavarur profesionale”, tha Boriçi.

Gazetari Ben Andoni solli në vëmëndje Shqipërinë e viteve 30 kur kishte varfëri ekstrem, mungesë të theksuar zhvillimi e kur disa të rinj të të gjitha fushaave letërsi, art e profesione të tjera u bashkuan në klube ku prodhuan art e letërsi, prodhuan zhvillim për vendin. “Kam dy ide, e para  me vjen nga historia jonë në vitet 30 kur Tirana ishte një fshat dhe asgjë më shumë e kur një grup të rinjsh të kulturuar krijuan klubet kulturore atë që Britania, Gjermani, Franca e vende të tjera e kishin bërë  shekuj me heret. Të rinjtë e viteve 30 krijuan klubet kulturore ku shtjelloheshin idetë dhe ashtu nisën të zhvillojnë artin dhe kulturën. Pa ide nuk mund të bësh teatër, nuk mund të bësh art. Ka ardhur koha që ju të rinjtë të krijoni mendim. E dyta gjendemi përpara një faktori të vështirë dhe jo vetëm ne por edhe vende si Anglia përballen me sfidën e mungesës së kritikëve. Imagjinoni çfarë ndodh në Shqiperi me këtë sfidë. Në Shqiperi ka vetëm një organ kulturor por jo kritikë për të disktuar rreth ideve. Megjithatë tuneli nuk është i zi, ka ende shprese. Ju duhet të bashkoheni dhe të krijoni kohën tuaj..Shqiperia nuk mund të vazhdojë me rekuizitën e vjetër ju keni tjetër mëntalitet që duhet ta zhvilloni. Rruga nuk është e lehtë por jo e pamundur”, tha Andoni.

Drejtori i teatrit Altin basha foli edhe për problematikën e mungesës së dramaturgjisë shqiptare.  Ai tha se drama shqipe nuk është prezente në repertorin e teatrove. Aktorja dhe producentja e festivalit MEDIUMS, që organizoi këtë panel, iu tha të rinjve se duhet të guxojnë por kryesisht të mësojnë edhe të dështojnë “Nuk duhet vetëm të ankoheni për mungesën e mundësive. Këshilla ime është mësoni të dështoni se duke dështuar do të krijo përvojë të vlefshme dhe finalja e rrugës drejt skenës do të jetë patjetër e bukur”.

Heshtja
Pas bisedës aktorët profesionstë dhe të rinjtë të shumtë të pranishëm, ndoqën shfaqjen " Heshtja", pjesë e festivalit MEDIUMS. Një udhëtim mes dy botëve! Realiteti i luftës dhe indiferenca e pjesës tjetër! Nje grua dhe një burrë e gjejnë veten në mes rrënojash dhe kuptojnë që bota e tyre është e shkatërruar! Kujtimet, emocionet dhe çdo gjë e tyre tashmë është e shkatërruar! Do tja dalin për ta ndërtuar edhe një herë botën e tyre......?.

Në këtë shfaqje performuan aktorët e teatrit Kombëtar Lulzim Zeqja dhe Krist Lleshi.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë