Komedia e Dario Fo “Martesë me kushte” çel sezonin e shfaqjeve në Teatrin Kombëtar për këtë vit, nga kjo mbrëmje në orën 19.00 për tri net radhazi me regji të Altin Bashës, dhe interpretim të dyshes Olta Daku dhe Gazmend Gjoka.
Pret vizitorët deri në 15 janar në Shtëpinë e Evropës ekspozita “Mirdita në fotografi”, ku do të evidentohet ndër të tjera trashëgimia kulturore, arkitektonike dhe punët artizanale të zonës.
Drama “Dua një vend” nga Andreas Flurakis, jetësohet nga nesër në orën 19.00, për katër net radhazi në skenën e Teatrit Eksperimental me regji të Ema Andreas.
Ekspozita “Alkimia e trupave dhe entiteteve të tjera” e artistëve Iva Lulashi dhe Lek M.Gjeloshi e kuruar nga Qendra e Artit “Harabel” qëndron e hapur deri këtë të premte në galerinë “NAAN” në Tiranë.
“Gjyqet” e diktaturës në imazhet e fotografëve të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ekspozita e veçantë e kuruar nga Zef Paçi, Luçjan Bedeni dhe Lek M.Gjeloshi, qëndron e hapur në Muzeun Marubi në Shkodër deri në 24 janar.
“Artistë të njohur dhe Berati, qyteti i shkëlqyer modern i Antipatreas shekullore” është kjo ekspozita e radhës e Galerisë Kombëtare të Arteve, që shpaloset deri në 22 janar në galerinë e arteve “Edward Lear” në Berat.