Muzika dhe kostumet e traditës shpalosen sot në orën 11.00 në Hollin Koncertor të Teatrit të Operas përmes shfaqjes “Folk-Koloraturë”
Studiuesja Lindita Rugova mban sot prej orës 10.30 në qendrën "Sotir Kolea" ligjëratën e hapur “Zhvillimi i studimeve gjuhësore në Kosovë - drejtime dhe rezultate”.
Akademiku Kujtim Shala do të diskutojë sot në orën 14.30 në qendrën "Sotir Kolea" të Bibliotekës Kombëtare mbi krijim, strukturën dhe ideologjinë e "Epi Lahuta e Malcis".
Festimet e 70-vjetorit të Operas nisin sot në orën 19.30 me Simfoninë nr.9 të Beethoven nën interpretimin e Solistëve, Korit dhe Orkestrës së Teatrit.
Festivali i Teatrit Shqiptar "Moisiu" shënon këtë mbrëmje finalen në ArTurbina. Mbahet sot në orën 19.00 produksioni “Hana po fluturon” i Teatrit "Adriana" të Ferizajt, ndërsa në orën 21.00 në skenë shfaqet bashkëprodhimi Shqipëri-Kosovë- Maqedoni e Veriut, "Shtëpia e Zotit".
Në Vigjilje të Festës së Pavarësisë, Qendra për Hapje dhe Dialog dhe Albania Silhouette Dance, shfaqin sot në orën 19.00 performanca të veçanta baleti nga balerinë të vegjël të talentuar.












Komente
Komento