Mirush Kabashi përkujtohet në 1-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta në një aktivitet në Sallën e Universitetit të Arteve, më 5 dhjetor në orën 19:00. Pjesë e mbrëmjes do të jenë një ekspozitë fotografike, një libër dhe një dokumentar për nder të figurës së aktorit.
“Nga pafajësia në pafajësi”, një performancë që ndërthur baletin kontemporan dhe teatrin, vjen në ekranin e madh të qendrës së artit Agimi, në 5 dhe 6 dhjetor, në orën 19:30.
“Daja Vanja” është shfaqja nga Teatri Shqiptar i Shkupit, që do të vijë për publikun në Tiranë në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës mbrëmjen e 5 dhjetorit në orën 20:00.
“Konflikti ruso-ukrainas” është libri për të cilin do të diskutohet në Klubin e Librit “Ivanaj”, të enjten, më 5 dhjetor në orën 18:30.
“Mendimi politik i prof.Peter Prifti”, një nga figurat më të njohura të Diasporës shqiptare në SHBA, është aktiviteti që do të organizohet më 5 dhjetor në orën 11:00 te Qendra Kombëtare e Librit në Tiranë, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tij.
“Caqet e dritës” titullohet ekspozita e pikturës me autore Kela Bregu, që do të çelet më 5 Dhjetor në orën 18.00 në “Tulla Culture Center” në Tiranë.
“Natyra e egër dhe ‘gruaja e egër’ është biseda që do të zhvillohte te BERK më 5 dhjetor në orën 19:00. Biseda merr shkas nga libri “Gratë që Vrapojnë me Ujqërit – Mite dhe Histori për Arketipin e Gruas së Egër” nga Clarissa Pinkola Estés, psikoanaliste Jungiane dhe shëruese.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.2%
-
Jo
6.4%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 2211
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktivitetet kulturore/ ’Ëndërr apo e vërtetë?’ nga teatri shëtitës ‘Çajupi’! ‘Një tigër në shtëpi’, shfaqje për fëmijë
17 Janar, 12:40
-
Aktivitetet kulturore/ Stina koncertore, ‘Valsi i mjelmës’ dhe ‘Symphodance energy’ në Universitetin e Arteve! ‘Fajtori’, shfaqje në teatrin ‘Zihni Sako, Gjirokastër
16 Janar, 10:54
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Ëndërr në papafingo’, shfaqje në teatrin ‘Skampa’, Elbasan! ‘Mbi miqësinë’ vjen në ‘Metropol’
15 Janar, 10:37
-
Aktivitetet kulturore/ Vijon Java e Dokumentarëve ‘Tek Bunkeri’! ‘Ëndërr apo e vërtetë’, shfaqje teatrore në Pallatin e Kulturës në Patos
14 Janar, 10:52
-
Aktivitetet kulturore/ Java e Dokumentarëve ‘Tek Bunkeri’! Vijon ekspozita ‘Rilindja Italiane’ në Korçë
13 Janar, 11:15
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Roza dhe Fati’, legjenda e Rozafës perla e folklorit në Teatrin e Kukullave! Rikthehet shfaqja ‘Turjela’
11 Janar, 11:41
-
Aktivitetet kulturore/ Ekspozita ‘Tejdukshmëri ekzistenciale’ tek Kryeministria, aktiviteti ‘Janari në Festën e Filmit Shqiptar’ në Gjirokastër
10 Janar, 10:25
-
Aktivitetet kulturore/ Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për 2023 në Tiranë, aktiviteti 'Janari në festën e filmit shqiptar' në Gjirokastër
9 Janar, 11:59
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Lezetet e mëkatit bashkëshortor’ tek Eksperimentali, vijon e hapur ekspozita ‘George Crewdson’ në muzeun Marubi Shkodër
8 Janar, 10:35
-
Aktivitetet kulturore/ Ekspozita 'Salloni i Vjeshtës', në Galerinë e Arteve të Shkodrës! Në Korçë 'Guri Madhi', ekspozita e mjeshtrit Roland Karanxha
7 Janar, 10:20
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Dorëshkrime të panjohura dhe letërkëmbime të Kadaresë’, ekspozitë në Tiranë! Diskutim rreth librit ‘Dyzet Rregullat e Dashurisë’, në qendrën DUA
6 Janar, 12:25
-
Aktivitete kulturore/ ‘Një rrugëtim te arti hyjnor’, në Galerinë e Arteve në Tiranë! ‘C’era Una Volta, çelet sot në Korçë ekspozita me piktura abstrakte
4 Janar, 12:57