Drama “Nëna” e Florian Zeller me regji të Mehmet Xhelilit, shfaqet sot deri të dielën në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me pjesëmarrjen e Ema Andreas dhe një kasti të përzgjedhur aktorësh.
Nga kjo mbrëmje në orën 19.00, për tri net radhazi, mbahe në skenën e Teatrit Kombëtar shfaqja "Zbulimi" e autorit John Mçann dhe me regji të Salsano Rrapit që shoqërohet në skenë nga partnerja Erjona Kakeli dhe Flobensa Bezati.
Në vazhdën e cikleve të takimeve "Creative Morning", kineasti Jonid Jorgji është i ftuar sot në orën 10.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri për të folur për temën globale për muajin janar "Rise".
Mbahet sot në orën 11.00 në Pallatin e Kulturës në Kamëz një takim me autorët Ylljet Aliçka dhe Ahmet Prençi, ku do të diskutohet mbi romanet e tyre, përkatësisht, "Histori njerëzish të zakonshëm" dhe "Brenga e prokurorit". Ndërsa në orën 12.00 autori Aliçka do të flasë mbi filmin "Kronikë provinçiale" në praninë e aktorit Ndriçim Xhepa.
“Tingulli në teatër, kinema dhe multimedia" rrëfehet këtë mbrëmje në orën 18.00 në qendrën kulturore "Tulla" në Tiranë nga muzikologia Mikaela Minga.
Sot e nesër Qendra e Artit Agimi shndërrohet në një atelie me dyer të hapura, ku 7 artistë të rinj do të pikturojnë 'live'.
Mbahet këtë mbrëmje në orën 19.00 në librarinë "Onufri" në Tiranë një takim letrar ku do të diskutohet mbi librin "Gruaja me flatra" të Dino Buzzatit.
Për vogëlushët luhet këtë fundjavë në orën 10.30 në Teatrin Eksperimental shfaqja "Gjyshja ime perfekte" me tekst dhe regji të Endri Çelës.
Fëmijët nga 3 deri në 12 vjeç mund të ndjekin këtë fundjavë në orën 11.00 në teatrin "Metropol", shfaqjen "Të kujt janë këpucët" me autor Mike Kenny me regji të Suela Xhonuzit.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.6%
-
Të gabuar
14.3%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 7088
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktivitetet e kulturës/ Shfaqja ‘Kurrë njëherë tjetër’ në teatrin ‘Metropol’, vijon koncerti ‘Global Dance Christmas Show’ tek ‘Petro Marko’
21 Dhjetor, 15:48
-
Aktivitetet e kulturës/ Koncert jazz te ‘Artet’, ekspozita ‘Rilindja Italiane’ në Korçë! ‘Tingujt e shpirtit’ nga pianisti Kosti Deti
20 Dhjetor, 08:38
-
Aktivitetet kulturore/ Reflektim për veprën e Kadaresë! Puka ju fton në panairin 'Fest 2024'
19 Dhjetor, 14:24
-
Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’
18 Dhjetor, 12:03
-
Aktivitete kulturore sot/ ‘Tingujt e Adriatikut’, edicioni i 37-të i Festivalit të Fëmijëve në Durrës! Vijon ekspozita ‘TRASHëgimi’ në Tiranë
17 Dhjetor, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ Prezantohet projekti Manifesto Great Wave, tre ekspozita në Tiranë e Shkodër
16 Dhjetor, 09:41
-
Aktivitete kulturore/ Përurohet qendra 'Albanian Night'! Në Teatrin kombëtar vihet në skenë 'Turjela'
14 Dhjetor, 13:50
-
Aktivitete kulturore sot/ Vijon Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë! 'Së prapthi' shfaqja për fëmijë në teatrin 'Metropol'
13 Dhjetor, 10:23
-
Aktivitetet kulturore sot/ Çelet Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë! ‘Klinika në breg të detit’, shfaqet në teatrin Bylis, Fier
12 Dhjetor, 12:37
-
Aktivitete kulturore sot/ Opera 'Lucia di Lammermoor' në TKOB! Koncert për Krishtlindje nesër në Tiranë
11 Dhjetor, 14:29
-
Aktivitetet kulturore sot/ 'Mundësi pa kufi' koncerti te Katedralja Orthodhokse! Prezantohet 'Montagne d’Albania', guida e maleve e Piero Ghiglione
10 Dhjetor, 10:25
-
'Ciceron'/ Shfaqja ‘We will rock you’ në teatrin ‘Astrit Sula’, vijon të jetë e hapur ekspozita ‘Përherësi’ nga Naxhi Bakalli
9 Dhjetor, 12:17