Zendaya ka folur hapur për marrëdhënien e saj me aktorin Tom Holland. Çifti i famshëm ka 5 vite bashkë, një lidhje që nisi në vitin 2021. Në vitin 2024, ata u fejuan dhe tani e ndajnë kohën e tyre mes Londrës dhe Kalifornisë, megjithatë, në përgjithësi, çifti e ruan me shumë kujdes jetën e tyre private.

Në një intervistë për Daily Mirror, ylli i Euphoria u shpreh me entuziazëm se i fejuari i saj “jo vetëm që është personi i saj i preferuar”, por është edhe “personi i saj i preferuar për të punuar”. Zendaya vazhdoi duke shpjeguar se ndonëse shumë njerëz “mund të mendojnë se është e sikletshme” të punosh me partnerin, Tom ka një “prani shumë qetësuese” në sheshxhirim. Ajo shtoi se kjo e bën të ndihet rehat jo vetëm atë, por edhe “të gjithë ata me të cilët ai punon”.

Përveç marrëdhënies profesionale, 29-vjeçarja ndau edhe disa detaje nga jeta e tyre personale. Si Zendaya, ashtu edhe Tom kanë qenë gjithmonë shumë të rezervuar për romancën e tyre, duke dashur ta mbajnë këtë pjesë të jetës larg vëmendjes publike. Megjithatë, ajo tha se “asnjëri prej nesh nuk dëshiron të fshihet dhe të mos jetojë jetën apo të mos bëjë gjëra normale, si të dalë për darkë”.

Por, në të njëjtën kohë, aktorja thotë se të dy janë të përkushtuar për të gjetur ekuilibrin në mënyrë që të “mbrojnë privatësinë.” “Duhet ta pranosh që, deri në një masë, disa aspekte të privatësisë do të jenë jashtë kontrollit tënd. Por pjesët që janë në kontrollin tonë, ne i mbrojmë me forcë,” vazhdoi Zendaya.

Sa i përket vendbanimit, Zendaya zbuloi se Mbretëria e Bashkuar nuk mund të jetë “shtëpia e tyre e përhershme për momentin”, për shkak se një pjesë e madhe e punës së çiftit është në Los Anxhelos. Megjithatë, ajo pranoi se Anglia “i duket si shtëpi”.

“Kur shkoj në Mbretërinë e Bashkuar, nuk ndihem më si vizitore. I kuptoj shprehjet britanike, e kuptoj kulturën dhe e di që një filxhan i mirë çaji i rregullon të gjitha. Me të vërtetë duket si kthim në shtëpi dhe i dua njerëzit,” tha aktorja.

Zendaya dhe Tom do të bashkëpunojnë sërish këtë vit. Çifti do të luajë në “The Odyssey” të Christopher Nolan, një film i bazuar në historinë e lashtë greke të Homerit, Odisea. Filmi është planifikuar të dalë në kinema më 17 korrik. Ndërkohë, çifti po kthehet edhe te rrënjët e tyre, pasi kanë përfunduar filmin e ardhshëm Spider-Man: Brand Neë Day, i cili pritet të dalë më 31 korrik.