Fier, çiftet zvarriten 10 muaj dyerve të gjykatës për t’u ndarë

Në 5 muajt e parë të këtij viti 404 çifte në Fier kërkuan t’i japin fund martesës. Përballë kësaj shifre gjithnjë e në rritje është një trupë gjyqësore e cunguar që nuk i bën ballë çështje të shumta për zgjidhje martese.

“Shifrat janë të larta dhe vazhdimisht në tendencë rritje. Shkaqet që çojnë bashkëshortet ne zgjidhje te martesës apo divorcit janë të natyrave te ndryshme por me shkrirjen e gjykatës së Lushnjës dhe numri i reduktuar i gjyqtareve ne Fier ka dhënë një ndikim negative sa i përket rritjes së numrit të çështjeve. Nuk ka gjyqtar dhe ngarkesa është e madhe e fluksit të çështjeve” u shpreh avokati Klaudio Dhima.

Çiftet në Fier enden dyerve të gjykatës deri në 10 muaj apo një vit për të marrë vendimin e zgjidhjes së martesës.

“Zgjidhjet e martesave mund të zgjasin shumë. Nga 9 deri në 10 muaj, në ndonjë rast edhe një 1 vit. Kjo është për shkak  te pjesës se ngarkesës së gjyqtareve por edhe te mungesës se tyre ne gjykatën e Fierit, pra nuk kemi gjyqtar. Ka zvarritje jo vetëm për divorcet, por të gjitha çështjet civile për shkak të mungesës së gjyqtareve”, shton ai.

Gratë janë ato që kërkojnë më së shumti ndarjen për shkaqe ekonomike apo të dhunës në familje, por pasojat janë të mëdha si për fëmijët ashtu edhe për prindërit e moshuar.

“Nusja është ndarë nga djali para 5 vitesh, por vjen sërish se kërkon pjesën e shtëpisë”, tha një e moshuar.

Sipas të dhënave nga Gjykata e rrethit gjyqësor Fier, nga janari deri në fillim qershori janë depozituar 404 kërkesa për zgjidhje martese, nga të cilat 282 janë të papërfunduara ende në proces.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maloku: 13/06/2023 09:21

    C'ne fieraket ne radhe per tu ndarenga burrat?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?