Kejvina Kthjella, modelje dhe velinë e Xing me Ermalin është një nga personazhet më të komentuara në showbiz-in shqiptar.
Gjithmonë ka ngjallur kuriozitet jeta personale e bukuroshes dhe meshkujt që rrinë pranë saj, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme, Kejvina ishte nën shoqërinë e ish-banores së Big Brother, Françeska Jaçe, me të cilën kishte dalë në një nga lokalet në zonën e ish-bllokut.
Intv.al ka arritur të shkrepë një foto ku Kejvina shihet shumë e afërt me futbollistin e kombëtares shqiptare, Bekim Balaj.
Kejvina Kthjella dhe Bekim Balaj
Balaj njihet për lidhjet e tij me të tjera vajza të showbiz-it shqitpar si Elita Rudi, Ilda Bejleri e Viola Spiro. Mbetet për t’u parë reagimi i tyre, por zërat në rrjetet sociale e kanë quajtur tashmë Kthjellën dhe Balajn “Çiftin” më të ri të showbizz-it.