Çifti i të moshuarve në Korçë pa asnjë ndihmë: Fëmijët i kemi në emigracion, dalim vetë për punët tona

Fitrete dhe Qamil Lamçja janë çifti i të moshuarve nga fshati Floq i Korçës të cilët jetojnë vetëm pasi fëmijët i kanë në emigracion.

Pas situatës së krijuar nga koronavirusi ku është vendosur që të moshuarit nuk duhet të dalin nga shtëpia, ata shprehen se janë të ndërgjegjshëm për rrezikun por detyrohen që të dalin sepse nuk kanë askënd për t'i ndihmuar me nevojat që kanë.

Kur tërmeti i 1 qershorit të 2019 dëmtoi dhjetra banesa në këtë fshat edhe shtëpia e tyre pësoi dëmtime,e megjithatë këta të moshuar nuk patën asnjë ndihme.

Ata jetojnë të dy vetëm në një dhomë sepse tek pjesa tjetër e shtëpisë kanë frikë të qendrojnë për shkak të dëmtimeve.

Fëmijët i kanë në emigracion dhe gjithçka e sigurojnë vetë, edhe në këtë situatë kur pensionistët e kanë të ndaluar të dalin si masë në kuadër të luftës kundër COVID-19, sërish janë të detyruar që të lëvzisin për të kryer nevojat jetike.

Mbërritja e Covid-19 jo vetëm i ka frikesuar por u ka vështirësuar edhe jetesën sepse sipas Qamilit askush nga autoritet lokale nuk i ka pyetur apo telefonuar nëse kanë nevojë për ndihmë.

"E kuptojmë që është keq dhe dëgjojmë këshillat e televizonit dhe të radios, ne vetë do dalim se nuk ndihmë duhet të jetojmë, nuk ka thotë njeri nga je e nga shkon", tha i moshuari.

Fitreti bën aq sa mundet, gatuan vetë bukën dhe përpiqet që të dalë sa më pak sepse ndihet e rrezikuar. Kërkon të rimbushë telefonin pë ta përdorur në rast nevoje, por e vetme në këtë situatë ku vendi ndodhet ajo thotë se nuk mundet.

"Njeri nuk interesohet farë, kam vetëm një nip që kur kemi ndonjë hall dhe shkoj dhe e thërras por ja sot nuk kisha ujë dhe dola e mora. Dua t'i hedh lekët telefonit që ta kem në rast urgjencë por nuk kam si të shkoj, nuk shkon njeri. Asnjë ndihmë nuk kemi marrë, askush nuk na ka pyeur a je gjallë apo nuk je", tha e moshuara.

Te dy bashkëshortët janë të ndërgjegjshëm për rrezikun që u kanoset, janë plotësisht dakort me masat e ndërmara, por pamundësia për të pasur ndihma i bën që herë pas here të shkelin rregullat.

"Unë kërkoj këtë, nëse vjen njeri një ndihmë të më japin dhe mua. Po na dhanë mirë, po nuk na dhanë çfarë të bëjmë", thanë të moshuarit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!