BULQIZË- Policia ka shoqëruar 8 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, si një nga autorët e dyshuar për vjedhjen me dhunë të një banese.
Bëhet fjalë për banesën e shtetasit A.M, 50 vjeç, i cili në momentin që kanë hyrë në banesën e tyre sëbashku me bashkëshorten B.M, 37 vjeçe, duke parkuar automjetin tip benz, tre persona të maskuar dhe me armë zjarri, i kanë futur në banesë ku edhe më pas kanë kontrolluar për sende me vlerë.
Pas kontrollit, të tre personat janë larguar duke marrë automjetin tip benz në pronësi të 50-vjeçarit.
Hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë po ashtu edhe për kapjen e autorëve të dyshuar.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Policia e Bulqizës shoqëron 8 persona si dhe shpall në kërkim një nga aurorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur gjatë natës ku tre persona kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit A.M, banues në Bulqizë .
Një gurp i posaçëm hetimor nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë mbështetur dhe nga efektiv të D.V.P.Dibër, pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje ku nga veprimet e para hetimore kanë konstatuar se shtetasi A.M, 50 vjeç, sëbashku me bashkëshorten B.M, 37 vjeçe, në momentin që kanë hyrë në banesën e tyre duke parkuar automjetin tip benz, tre persona të maskuar ku dyshohet se posedonin dhe armë zjarri, i kanë futur në banesë, kanë kontrolluar për sende me vlerë, dhe më pas janë larguar duke marrë automjetin tip benz në pronësi të shtetasit A.M.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet e Policisë kanë shoqëruar si të dyshuar për ngjarjen 8 shtetas, si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër, si një ndër autorët e dyshuar të kësaj ngjarje ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.
Po në vijim të punës për zbardhjen e kësaj ngjarje shërbimet e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit, të braktisur.
Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.