Sokol Cikalleshi, sulmuesi i Kombëtares kuqezi, ka folur për dy ndeshjet miqësore, duke nisur nga ajo me Kosovën, por edhe për të ardhmen.
Cikalleshi është shprehur se beson shumë se do të luajë me një ekip Superlige në Turqi, duke marrë më pasur mirëkuptimin e Osmanlisporit, që ka rënë tashmë në të dytën:
Të jesh pjesë e Kombëtares është gjithmonë kënaqësi dhe nder. Për mua është gjithmonë si hera e parë. Me trajnerin ndihemi mirë dhe po punojmë në stërvitje taktike, që do të an ndihmojë në ndeshjen me Kosovën.
Ne bëjmë punën tonë, duke bërë më të mirën në stërvitje, pastaj është trajneri ai që vendos për formacionin. Gjithmonë ka pasur ndryshime. Për mua dhe sulmuesit e tjerë ne jemi të gatshëm për çdo situatë, pastaj varet nga zgjedhjet e trajnerit.
Për të ardhmen është herët dhe duke qenë se Omsanlinspori ra në kategorinë e dytë. E ardhmja është disi mister dhe menaxheri po merret me ofertat.
Kjo verë do të jetë disi e lodhshme për mua, mendoj se do të luaj përsëri në Superligë, por duhet të jetë interesi i përbashkët edhe me klubin. Duhet parë me hapjen e merkatos.
Kam edhe dy vjet të tjera kontratë dhe jam profesionist. Nuk jam lojtar që e braktis anijen. Por do të jetë interes i përbashkët, nëse largohem, do të largohem me marrëveshje, me dëshirën e klubit. Do të jem me shumë mundësi në elitën e futbollit turk.
Gjithmonë është mirë për kampionatin shqiptar që lojtarë të ndryshëm transferohen në kampionate europiane.
Rruga e Gurit është pak a shumë rruga që kam ndjekur unë, pasi edhe unë isha me Kukësin, kur u largova dhe isha 24 vjeç. Ka lojtarë me shumë potencial dhe jam i bindur se do të bëjnë më të mirën.
Çdo ndeshje është e rëndësishme, por me Kosovën është më interesante, sepse është vëllazërore, por në fushë duhet të bëjmë më të mirën.
Do të jetë e luftuar në fushë dhe atmosferë e bukur në tribuna. Me Ukrainën, ekip më i fortë, është në favorin tonë që t’i bëjmë gjërat ndryshe në këtë ndeshje.
Do të jetë një test i mirë për trajnerin dhe ne lojtarët.
Sokol Cikalleshi, sulmuesi i Kombëtares