Cikalleshi, Uzuni dhe Bare jashtë Evropianit, analiza e Rrakllit: S'më duket normale, të thirrej Sherri dhe jo Aliji

Cikalleshi, Uzuni dhe Bare jashtë Evropianit, analiza e Rrakllit: S'më duket normale, të thirrej Sherri dhe jo Aliji

Në skype ish-futbollisti i Kombëtares Altin Rraklli

Sylvinho befasoi jo pak të hënën kur në listën me 27 futbollistë të grumbulluar për kampionatin europian mungonin emra si Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni, të cilët kanë qenë pjesë e kuqezinjtë në të gjithë fushatën eliminatore.

“Kemi tre emra, se është edhe Bare në këtë mes, pasi ka luajtur 50-60% të ndeshjeve në kampionatin spanjoll, e pastaj e njëjta gjë për Uzunin, por më shumë për Cikalleshin, i cili ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet. Nuk mundet një futbollist i kësaj kategorie, i cili ka mbajtur peshën dhe ka luajtur titullar edhe na kampionatin e vet, pasi turku është mbi mesataren e Europës, që ti mos ta thërrasësh fare. Nuk më duket normale kjo,”-u shpreh Altin Rraklli, ish-futbollist i kombëtares.

Për Report TV Rraklli pohoi se Naser Aliji mund të mos ishte thirrur dhe me vendin e lënë bosh mund të merrej Uzuni ose Cikalleshi.

“Luan një një kampionat modest, ballkanik, siç është rumuni. Nuk është titullar atje sepse 45% të ndeshjeve ka bërë atje dhe më duket e tepërt. Janë lënë jashtë listës lojtarë të cilët kanë mbajtur peshën gjatë gjithë eliminatorëve. Mund të bëhej një spostim vendesh në mbrojtje apo mesfushë sepse herë të tjera e ka bërë Sylvinho,”-tha Altin Rraklli, ish-futbollist i kombëtares.

Ish-futbollisti i kombëtares mendon se pjesë e listës duhet të ishte patjetër edhe një futbollist nga kampionati shqiptar.

“Ky ishte rasti më i mirë për të reklamuar pak edhe kampionatin shqiptar sepse kemi një portier që luan me Egnatian, Alen Sherrin, i cili ka dalë kampion, por ka fituar edhe Kupën. Të paktën duhet ta kishte thirr në këtë 4-she edhe për të respektuar kampionatin shqiptar,”-deklaroi Altin Rraklli, ish-futbollist i kombëtares.

Kombëtarja do nisë në Tiranë më 29 maj grumbullimin, ndërsa pas 2-3 ditëve do niset në Austri për fazën përgatitore, para se më 3 dhe 7 qershor të zhvillojë dy ndeshjet miqësore kundër Litenshtejnit dhe Azerbajxhanit. Deri më 7 qershor Sylvinho duhet të paraqesë në UEFA listën me maksimumin 26 lojtarë, ndërsa me 15 është ndeshja e parë në Europian kundër Italisë në Dortmund.

Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetar: 29/05/2024 15:40

    Cikalleshi dhe Uzuni jane dy sportiste te cilet i kane sherbyer kombetares shqiptare duke mos munguar asnjehere kur ajo i ka kerkuar. Megjithate vendimi i trajnerit duhet respektuar. Edhe respektimi i vendimit te trajnerit eshte nje sherbim ndaj ekipit kombetar

    Përgjigju
  • Alb: 28/05/2024 17:43

    Shum mir si e ka lan jashte uzuni,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë