Cikalleshi zyrtarizohet në skuadrën
e re, luan të djelën

Cikalleshi zyrtarizohet në skuadrën<br />e re, luan të djelën
Sulmuesi i përfaqësuese shqiptare, Sokol Cikalleshi, është zyrtarizuar ditën e djeshme në skuadrën e tij të re, Akhisar Beledijespor.

Pas dhënies hua nga Istanbul Bashakshehir, Cikalleshi, ka udhëtuar menjëherë drejt qytetit të Akhisar, për t’iu bashkuar skuadrës së re.

Fillimisht Cikalleshi ka takuar drejtuesit e skuadrës dhe stafin teknik, ku më vonë ka hedhur edhe firmën e tij në kontratën e huazimit që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në fund të sezonit.

Ndërkohë, sulmuesi shqiptar nuk do të ketë një detyrë të lehtë në skuadër, pasi huazimi i tij është bërë për të bërë të mundur qëndrimin e skuadrës në elitën  e futbollit turk, pasi rrezikon rënien nga kategoria.

Nga ana tjetër pritet që Cikalleshi pritet të zbresë në fushën ditën e djel, ku skuadra e tij do të përballet me skuadrën e Gymyshanespor, ku mbi shqiptarin do të rëndojë pesha e marrjes së tre pikëve.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos