Cikli menstrual aq i domosdoshëm për jetën e një gruaje është në të njëjtën kohë një ferr i vërtetë kur ndodh në ditë në të cilat të duhet të jesh e lirë dhe pa stresin e tyre. Por ka lajme të mira. Së shpejti do të jetë në tregun Italian farmaceutik pilula e re kontraceptive e cila bën të mundur që një grua të zgjedh vetë datën në të cilën dëshiron të ketë ciklin e saj menstrual. Produkti i ri pritet të dal brenda një viti njoftojnë ekspertët.
Pilula e re ka marrë autorizimin e rrjetit europian për farmacistët dhe tashëm është duke kaluar provimin në agjensinë italiane të ilaçeve, AIFA.
Avantazhet e kësaj pilule janë të shumta,-nënvizon Rossela Nappi, profesore gjinekologe në universitetit e Pavia –mbi të gjitha sepse shuma gra ankohen që vuajnë nga shqetësimë të ndryshme gjatë ciklit menstrual. Pilula e re është një mënyrë për të programuar se kur dëshiron ta kesh ciklin dhe nuk ka efekte anësorë në aspektin mjekësor apo fizioliogjik.
Kështu të dashura gra me pilulën e re mund të vendosim pa frikë se kur do të shkojmë me pushime, kur do të veshim pantallona të bardha dhe kur mund të shkojmë në fundjavë me miqtë.

(m.k/shqiptarja.com)